Gjuha e zaptuesit!

Reagim i FRPD Vlorë

Nisur nga një dalje si të gjitha daljet e tij të aktrimit dhe propagandës në televizion, sektixhiu foli dhe për pseudo-projektet e Sheshit të Flamurit dhe Portit të Vlorës !

Nga kryeregjizori i propagandës këto projekte janë transformuese për Vlorën, janë mrekullira urbane, e lloj e soj emërtimesh të tjera 3D, por në të vërtetë projektet 3D që dalin muaj mbas fillimit të punimeve rezultojnë të jenë thjeshtse korrupsion-projekte dhe tjetërsues-projekte.

Për Portin e Vlorës KM shprehu një gjuhë te llahtarshme urrejtjeje, duke u shprehur për të me një gjuhë poshtërimi.

Tha për Portin e Vlorës se është thjeshtse një bankin ku lidhen e kapen “leshterik”.
Derdhi për Portin e Vlorës lumin e sharjeve dhe poshtërimit, zakon i njohur i KM !

KUJTOJME SE:
1.Porti i Vlorës ështe identitet i këtij qyteti.
2.Porti i Vlorës ështe njësi e rëndësishme tregtare dhe ekonomike për qytetin e Vlorës dhe Shqipërine, duke qenë porti i dytë në Shqipëri për nga rëndësia dhe madhësia.
3.Porti i Vlorës ka të punësuar qindra banorë të Vlorës, duke u bërë nje vatër e shëndetshme punësimi dhe mbajtjeje ekonomike për këto familje.
4.Porti i Vlorës mbart vlera historike dhe simbolike për këtë qytet.
5.Porti i Vlorës është nyje e rëndësishme tregtare,shkëmbimi mallrash, lëvizjeje njerëzish, me shtetin fqinjë Italinë, si një “Port-Mik” i këtij shteti.

Shkatërrimi i Portit të Vlorës, minimizimi i aktivitetit të tij nga politikat grabitqare të sektit, tjetërsimi i Portit dhe shndërrimit në nje vatër korruptive zaptimesh dhe përvetësimesh, mbartin vulën e sektit dhe kryesuesit të saj.

About Redaksia

Check Also

Po të kish bërë Berisha një apo dy nga bëmat e Ramës, të kuqtë rrezik do kërkonin dënim me vdekje!

Nga Adriatik DOSTI Ore njerez mos na luni mendsh… Akuzojeni Sali Berishen per ç’ka te …

Leave a Reply