Deklarata e fortë, Berisha: 20-30 prokurorë europianë në Tiranë për dosje përvëluese, telefonat BQ…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se në Tiranë kanë mbërritur prej disa ditësh 20-30 prokurorë evropianë.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Berisha thotë se kanë në dorë dosje ‘përvëluese’ siç i cilëson ai për Tiranën, Beogradin, Shkupin, ndërsa shton se përmes telefonave ‘BQ’, janë duke u përgjuar dhe transkriptuar biseda të dyshimta.

“Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropianë. Kanë disa ditë. Keni dëgjuar historinë e telefonave BQ. Janë dosjet më përvëluese për Tiranën, Beogradin, Shkupin.

Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialist.

Ditë e natë punohet për transkriptin, me një numër të madh përkthyesish, teknikësh. Nuk ka pasë kurrë një vërshim i tillë në Tiranë. Ka një marrëveshje me konventa ndërkombëtare”, u shpreh Berisha në ‘Politiko’.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply