Pak duket se e kanë kuptuar që më 24 mars, me rastin e Këshillit Europian të mbajtur në Bruksel bashkë me drejtuesit e NATO dhe të G-7, Bashkimi Europian ka liçencuar zyrtarist “Busullën Strategjike” (Strategic Compass) e tij. Dokumenti ishte njoftuar qysh dy vite më parë dhe më pas u përgatit me një seri konsultimesh të brendshme në institucione dhe me 27 vendet anëtare. Objektivi ishte që të rishikohej, në mos të azhurnohej, “Strategjia Globale” e 2016 dhe të rikalibronte objektivat e përbashkëta në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Skadenca e parashikuar, deri në marsin e 2022, ishte e lidhur sidomos me kalendarin politik të Francës, presidente e radhës s Bashkimit Europian: më 10 prill parashikohej faktikisht në Paris raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, që të pasohen menjëherë nga rinovimi i Asamblesë Kombëtare, duke zënë kështu të gjithë pjesën e dytë të semestrit. Megjithatë, është legjitime të pyetet nëse – në dritën e asaj që po ndodh në Ukrainë dhe përreth – nuk do të kishte qenë më oportune të shtyhej me disa muaj finalizimi i dokumentit, pesha “strategjike” e të cilit dhe indikacionet operative mund të rezultojnë shpejt të papërshtatshme apo të tejkaluara nga ngjarjet.
Nga ana tjetër, edhe Global Strategy i 6 viteve më parë u paraqit nga Përfaqësuesja e Lartë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini, saktësisht të nesrëmen e referendumit mbi Brexit: nëse analiza thelbësore dhe shumë prej indikacioneve që Strategjia e re përmban kishin një vlefshmëri që ishte jashtë nga shoku i Brexit, nuk ka dyshim që Bashkimi Europian ku do të vihej më pas në punë kishte ndryshuar në vetë momentin e botimit. Nga ana e saj, Strategjia Europiane e Sigurisë e 2003 – dokumenti i parë i këtij lloji i përpunuar nga Bashkimi Europian – ishte përgatitur në reagim dhe në vazhdën e përçarjeve transatlantike dhe intraeuropiane mbi luftën në Irak; shprehja me të cilën hapej (“kurrë Europa nuk ka qenë kaq e begatë, kaq e sigurtë dhe kaq e lirë”) ndihmon nga ana tjetër që të na kujtojë sesa kohë “strategjike” ka kaluar qysh atëhere.
Proces dhe produkt
Natyrisht, teksti i “Busullës” së re ndjen kontekstin në të cilin është përgatitur dhe finalizuar. Sidomos e ndjen nga pikëpamja “sasiore” si të thuash: bëhet fjalë faktikisht për një dokument shumë të gjatë (janë 45 faqe), thuajse dyfishi i bocës që kishte qarkulluar nëntorin e kaluar – shenjë që lufta në Ukrainë ka sjellë një rishikim të kuptueshëm dhe të urueshëm të tekstit të mëparshëm, por fatkeqësisht jo një përzgjehdje po aq e nevojshme e përmbajtjeve dhe e prioriteteve. Kjo kishte ndodhur vetëm minimalisht me Strategjinë e 2003 (e hartuar nga një team shumë i kufizuar ekspertësh rreth Përfaqësuesit të Lartë të atëhershëm, Javier Solana), por tashmë në mënyrë më të dukshme me atë të 2016, sidomos pasi që përfaqësuesit e kryeqyteteve qenë përfshirë në mënyrë më direkte, nëpërmjet të ashtuquajturave “rrëfyesore”. Pra ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë midis numrit aktorëve të përfshirë në procesin e hartimit dhe gjatësinë (domethënë edhe të komunikueshmërisë) të tekstit final: një përfshirje më e madhe e procesit implikon për më tepër një efikasitet më të vogël të produktit. Aq sa në 2016, aq në 2022, për shembull, seksione të caktuara mbi kërcine dhe mundësi rajon për rajon apo mbi partneritete të jashtme ka mundësi ka ndikuar e ashtuquajtura metodologji e “pemës së Krishtlindjeve” – për të cilën, me kërkesën e konsultuarve, shtohet, por pa i hequr kurrë, duke e rënduar tekstin me lista të gjata që hollojnë mesazhet thelvësore – dhe do të mund të reduktoheshin ndjeshëm, ndoshta duke shtyrë në strategji më specifike dhe të shënjestruara.
Busulla e 2022 është përgatitur më parë nëpërmjet një analize të kërcënimeve, besuar njësive të inteligjencës së Këshillit Europian dhe e përfunduar qysh në nëntorin e 2020, pastaj një team i bazuar pranë Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe nëpërmjet mbledhjeve të rregullta të Politico-Military Group (PMG, që mbledh përfaqësuesit e të 27), me një rishikim përfundimtar nga ana e leadership të SEAE, përfshi Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell. Në ndryshim nga sa ka ndodhur më 2016, të paktën Busulla është “endorsed” nga Këshilli Europian, duke i bërë kështu një dokument zyrtar dhe, në një farë mase, detyrues.
Harta
Por presioni i ngjarjeve të jashtme është pasqyruar edhe mbi përmbajtet e vërteta të dokumentit, që hapet me konstatimin e “rikthimit të luftës në Europë”, e quajtur “një spostim tektonik në historinë europiane”. Analiza që pason evidenton konkurrencën strategjike në rritje në marrëdhëniet ndërkombëtare, me një rikthim në politikën e forcës (që përkthehet edhe në rivendikimin e të drejtave të supozuara “historike” dhe të sferave të influencës) dhe në një konkurrencë sistemike (shoqëruar nga një “battle of narratives” të vërtetë) që bashkëekzistojnë me një ndërvarësi ende më të shënuar, por gjithnjë e më shumë konfliktuale. Dhe nëse vëzhgimi për të cilin soft power gjithnjë e më shumë “weaponized” do të meritonte ndoshta një artikulim më të mirë (nuk ka qenë kjo pikërisht një prej akuzave shpesh të drejtuara Perëndimit?), analiza dhe hartimi i kërcënimeve të reja (hibride, kibernetike, mjedisore dhe shëndetësore), e aktorëve të rinj (shtetërorë dhe jo) dhe e “hapësirave” të reja (dixhitale, detare, qiellore) që kushtëzojnë sigurinë dhe stabilitetin e Europës është krejtësisht bindëse.
Pjesa kushtuar Rusisë është qartazi e përqëndruar në impaktin e saj të fortë (dhe në rritje duke filluar nga 2008) ndaj rendit europian, ama nuk ofron – dhe nuk mund të ofrojë akoma ë përgjigje përtej asaj që Bashkimi Europian po bën në krizën në vazhdim. Pjesa kushtuar Kinës e rimerr vizionin, e paraqitur qysh nga 2019, e dimensionit të trifishtë të saj si partner, konkurrent ekonomik dhe rivalit strategjik, por me një vetëdije më të madhe të kandisjes në rritje politike dhe ushtarake të Pekinit (siç edhe demonstrohet nga samiti i tendosur bilateral i të premtes së kaluar në Bruksel). Turqia analizohet më vete, me një qasje shumë pragmatike dhe pa asnjë referim ndaj perspektivës së aderimit në Bashkimin Europian. Së fundi, por jo prej rëndësisë, Busulla e thekson shumë më tepër sesa në të kaluarën (edhe të vonshme) centralitetin e bashkëpunimit dhe të “komplementaritetit” midis Bashkimit Europian dhe NATO, megjithëse e kataloguar akoma midis partneriteteve të shumta multilaterale dhe rajonale të Bashkimit Europian. E njëjta vexata quaestio e “strategic autonomy” europiane përballohet në një pasazh të vetëm (ku i urohet gjenerikisht një forcim) dhe në lidhje me kapacitetin e Europës për të punuar me partner të tjerë për të ruajtur interesat dhe vlerat e veta.
Rruga
Aspekti sipas të cilit Busulla dukjet ndoshta më shumë e kushtëzuar nga paqartësia e krizës në zhvillim është ajo e rrugëtimit për t’u hequr: respektivisht dramacitetit të luftës dhe të vetë kompleksitetit të analizës që propozon, Busulla ofron indikacione pune ose më shumë të përgjithshme dhe në rritje (më shumë kapacitet, më shumë reagueshmëri, më shumë durim, më shumë strategic foresight) apo relativisht të ndrojtura, edhe në raport me ndryshimt politike tashmë në zhvillim në shumë prej vendeve anëtare. Impenjimi i vetëm vërtet konkret, për shembull në anën e mbrojtjes, ka të bëjë me krijimin e një “Rapid Deployment Capacity” që do t’i lejonte Bashkimit Europian të dislokonte një forcë prej 5000 njerëzish tejet të pajisur për operacine ushtarake në mjedise jo të lejuara. Ideja ishte formuluar nga Borrell qysh të nesërmen e tërheqjes konfuze perëndimore nga Afganistani, disa muaj më parë, dhe dukshëm që ka merita; ama duhet kujtuar edhe se Bashkimi Europian ka krijuar qysh nga 2007 të ashtuquajturit “grupe taktike” (battlegroups) – me funksione të ngjashme, edhe pse me përmasë më të reduktuar – dhe deri më tani nuk i ka përdorur kurrë. Edhe impenjimi për të verifikuar rekursin eventual në Nenin 44 e Traktatit të Lisbonës – që parashikon mundësinë t’u besojë misione specifike grupeve të shteteve anëtare – nuk duket se bën ndonjë diferencë të madhe, duke qenë se kjo gjithësesi është mënyra me të cilën janë kryer të gjitha misionet dhe operacionet (civile dhe ushtarake) të drejtuara nga Bashkimi Europian.
Pjesa më e madhe e indikacioneve të tjera të ndodhura në Busull ka të bëjë thelbësisht me organizimin brenda institucioneve europiane dhe me menaxhimin e instrumentave apo përpunimin e qasjeve më të shënuar në fushën e kërcnimeve hibride, dizinformacionit, hapësirës dhe rinovimit teknologjik, por impenjimet patjetër domethënëse janë atë që rishikojnë dhe rikonfigurojnë një seri objektivash (në terma të kapaciteteve, resurseve, ndarjes së kostove dhe të stimujve fiskalë) qysh në muajt e ardhshëm dhe për t’i azhurnuar kur dhe sa të jetë e nevojshme (dhe gjithësesi të paktën çdo 3 vjet) analiza e përbashkët e kërcënimeve. Shpejtësia dhe traumaciteti i ndryshimeve në zhvillim imponon pra një dinamizëm më të madh “strategjik” nga ana e Bashkimit Europian dhe jo vetëm prej tij. Në pritje të një Strategic Concept të ri të NATO, që do të zëvendësojë të vjetrin (që i përket deri 2010) dhe do të zrtyrizohet në samitin e Madridit të fundqershorit, sytë tashmë janë lëshuar mbi Deklaratën e Përbashkët të re midis drejtuesve të të dy orgnaizatave (pas qtyre të 2016 e të 2018): tashmë e parashikuar për muajin e kaluar, ka mundësi do të finalizohet sapo “mjegulla e luftës” në Ukrainë do të fillojë të zbehet.
(nga Aspenia Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA