“Me këtë Amerikë, NATO nuk funksionon. Le të ndërtojmë një bërthamë me Berlinin dhe Parisin”

Bashkëbisedim me gjeneralin Vincenzo Camporini, këshilltar shkencor i Istituto Affari Internazionali, ish shef i Shtatmadhorisë së Mbrojtjes.

Si komandant ushtarak, si vlerësoni tërheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve NATO nga Afganistani?

Tërheqja duhej të konceptohej dhe të zbatohej ndryshe. Do të ishte e nevojshme një koncertim i brendshëm në Aleancën Atlantike për të definuar një plan që të mos përkthehej në ikjen tragjike të përgjithshme. Gjëja e vetme që ka funksionuar kanë qenë lidhjet personale midis komandave të larta ushtarake aleate, ndërsa ka munguar krejtësisht koordinimi institucional. Rezultati: një operacion më shumë se i diskutueshëm jo vetëm në gjenezën e tij, por edhe në realizimin e mëpasëm të tij. E kulmuar në masakrën e 26 gushtit në Kabul, që do të peshojë gjatë, sidomos në Amerikë.

Si është e mundur që superfuqia amerikane nuk ka ditur të organizojë një tërheqje dinjitoze?

Aparatet federale amerikane nuk funksionojnë si dikur. Rasti afganas e konfirmon. Mbi keqfunksionimin ndikon edhe faktori njerëzor. Shërbimet e inteligjencës përbëhen nga dy kategori: një i pastër, i pakujdesshëm për bashkëbiseduesin institucional, që përgjithësisht mbetet i padëgjuar; tjetra më e nënshtruar, e gatshme që të prodhojë informacione të dobishme për klasën politike. Shtëpia e Bardhë, sidomos me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, ka zgjedhur që të dëgjojë këtë kategori të dytë, që siguronte modalitetet e tërheqjes, duke i nënvlerësuar rreziqe dhe implikime. Pentagoni është nxjerrë jashtë krejtësisht, njëlloj me CIA. Ish kreu i Antiterrorizmit të Agjencisë për Azinë Jugore dhe Juglindore Douglas London, mbikëqyrës i aktiviteteve në Afganistan nga 2016 deri më 2018, ka pohuar se débâcle afganas është një dështim gjeopolitik dhe teknik, i shkaktuar nga Marrëveshja e Dohas dhe nga largimi i të gjitha bazave amerikane dhe aleate, që ka minuar aftësinë e bërjes inteligjencë në një skenar në ndryshim të shpejtë. Në të njëjtën linjë edhe David Petraeus, ish drejtor i CIA dhe komandant i International Security Assistance Force (ISAF) të NATO në periudhën 2010 – 2011, që e ka ngritur gishtin kundër vendimit të Trump dhe Biden për të zbarkuar pa një koncertim me aleatët dhe me qeverinë afganase. Duke shtuar se do të kishte mjaftuar që mbaheshin disa pak mijëra midis trupave të rregullta dhe contractors për të shmangur kolapsin e forcave të sigurisë lokale.

Domethënë ka munguar një koordinim i brendshëm në Shtetet e Bashkuara, si me aleatët në Afganistan. Por kjo ka ndodhur?

Një formë koordinimi ekzistonte derikur ISAF – domethënë misioni NATO – ishte operativ. Pavarësisht limiteve strukturore të tij, pasi çdo vend mbahej – dhe mbahet – të shtrënguara fort parimet bazë e sovranitetit të tij. Le të mendojmë për rregullat e angazhimit, që nuk kanë qenë kurrë të përbashkëta. Me rezultatin që prballë të njëjtës situatë, për shembull, një ushtar francez reagon ndryshe nga një italian. Kjo ndodh në të gjitha misionet e NATO. Një katastrofë permanente. Një mision që nuk mund të mbështetet mbi uniformitetin e sjelljes së trupave në fushl me këmbën e gabuar. Edhe pse në popullsinë lokale shpërthen menjëherë sindromi i “policit të mirë dhe i policit të keq”, duke e minuar besueshmërinë e misionit.

Problemi tjetër ishte i natyrës gjeografike: çdo vend ishte kuptueshmërisht xheloz për kontigjentin e tij dhe donte ta mbante në një hapësirë avantazhuese. Mbretëronte konceptin i territorialitetit, për të cilin kishte rezistenca të mëdha për t’i mbajtur trupat jashtë juridiksionit të tij. Ndërsa kryekomandanti i ISAF kërkonte fleksibilitet maksimal sipas nevojave të luftimit. Kjo e ka kufizuar funksionimin e komandës ushtarake. Por për pjesën tjetër koordinimi funksiononte dhe qasja e aleatëve ndodhte në një kornizë të strukturuar. Për shembull, nuk është vënë ansjëherë në diskutim sesa kemi bërë ne italianët në Herat, në rrethinat e të cilit sovjetikët kanë pësuar humbje të rënda. Kurse këtë Italia nuk ka pasur probleme substanciale, megjithëse duke marrë pjesë në shumë misione luftarake.

Mangësia e koordinimit kohët e fundit është theksuar, mjafton të shikohet në menaxhimin e aeroportit të Kabulit dhe të zonës përreth. Janë marrë menjëherë sëbashku forca speciale amerikane dhe britanike, pa u kujdesur për homolgët miq, përfshi ne italianët. Shpesh bile na kanë shkelur këmbët. Situata është shfaqur menjëherë katastrofike, me miliona njerëz për të cilët ne perëndimortë jemi përgjegjës dhe që nuk kemi arritur as t’i dërgojmë në aeroport. Eventualitet që mund të parashikohej, nuk duhej sigurisht një specialist në doktrinën ushtarake. Për ne italianët problemi nuk ishte edhe edhe të filtrohej kush kishte ngelur jashtë nga Kabuli, si bashkëpunëtorët tanë dhe familjet relative e bllokuara në Herat. E vështirë të bësh iluzione lidhur me këtë aspekt.

 Leksioni disfatës në Afganistan është se NATO nuk funksionon?

NATO haset me probleme shumë serioze. Pasi Amerika është e mbyllur në vetëvete dhe është e prirur që t’i konsiderojë aleatët europianë, maksimumi, si satelitë të thjeshtë, në mënyrë shumë më të fortë se në të kaluarën. Të kuptohemi, nga pikëpamja teknike, NATO është një makinë e mrekullueshme. Në terma të vijueshmërisë logjistike, shkalla e standardizimit e ndjekur në këto dekada është e tillë për të cilën ushtarët e Aleancës mund të luftojnë krah për krah pa probleme. Ajo që është në diskutim nuk është vlefshmëria teknike e NATO, është ajo gjeopolitike. Pasi vendet e Europës Perëndimore nuk kanë asnjë peshë në vetëvete, kusht i rënduar nga dy Sekretarë të Përgjithshëm të shprehur respektivisht nga Norvegjia dhe Danimarka. Vende që komplesivisht numërojnë pak më shumë se 10 milion banorë. Sekretari aktual Jens Stoltenberg dhe pararendësi i tij Anders Fogh Rasmussen nuk kanë (kishin) peshën specifike që ta luajnë funksionin e tyre megjithëse të kufizuar. Por mbi të gjita ka pasur një ndryshin radikal në qasjen amerikane. 10 vite më parë opinioni ynë ishte i kërkuar dhe i dëgjuar, edhe pse më pas fjala e fundit i takonte Uashingtonit. Sot jo më.

Edhe në virtyt të raportit speciale të institucionalizuar midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, anëtarë atlantikë të aleancës së inteligjencës Five Eyes. Brenda të cilës informacionet shkëmbehen me një modalitet shumë më komode dhe nga e cila të gjithë aleatët e tjerë të NATO janë absolutisht të përjashtuar. Është pastaj hendeku gjeopolitik. Në NATO bashkëjetojnë shpirtëra shumë të ndryshme. Ai amerikan (bile: ato amerikane), por edhe ato europiane. Nga vendet skandinave, të mbrujtura nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, të shtypura mbi pozicionet britanike. Nga rusofobia e shteteve balltike dhe Polonia, tek vizioni i kundërt i ne italianëve i ngulitur mbi Mesdhe, tek ai i vetëcentruar i Francës. Pastaj hektoplazma gjermane. E fokalizuar mbi Ballkan, në planin gjeopolitik Gjermania është jashtëzakonisht e matur dhe në atë ushtarak është në deformim të plotë. Le të marrim opt-out gjatë ndërhyrjes NATO në Libi më 2011, që i ka krijuar probleme serioze Aleancës pasi Berlini në një koment të caktuar ka vendosur t’i tërheqë oficerët e futur në njësitë operative. Për shembull, ato të flotës së mjeteve radar ne Geislenkirchen, ekuipazhet e të cilit janë të përzier. Personal jo i zëvendësueshëm menjëherë. Kështu gjermanët kanë bllokuar apo kanë komplikuar fluturimet. Makina ushtarake gjermane nuk funksionon dhe askush nuk e di më mirë sesa oficerët gjermanë. Në mesin e dekadës së kaluar u hartua një raport mbi instrumentin detar të Gjermanisë, po t’i qëndrosh të cilit prej 6 nëndetëseve U-212 në shërbim, makina të jashtëzakonshme, asnjëra nuk mund të merrte detin prej problemeve të mirëmbajtjes dhe të efikasitetit. Në konfirmin që cilësia njerëzore e forcave të armatosura gjermane është e shënuar nga probleme strukturore, edhe pse karriera ushtarake, në një vend që të rinjve u ofron mundësi, nuk është e përtypshme.

Kështu që ne italianët çfarë duhet të bëjmë?

Jam ëndërrimtar. Mendoj se një traumë si kjo afganase mund të përbëjë shkëndijën që hedh në erë pajisjen. Në Europën me 27 është pothuajse e pamundur të arrihet një konsensus, sidomos në lëndë delikate si ajo ushtarake dhe atëhere që bien dakord Italia, Franca dhe Gjermania dhe i japin jetë një bërthame të aftë të një hopi cilësor institucional. Le të mendojmë për ndonjë formë federative që parashikon një përqëndrim të funksioneve të politikës së jashtme. Në këtë pikë do të bëhej e arësyeshme të hipotezohej formimi i forcave të armatosura të përbashkëta.

Duke pranuar se ëndërra do të realizohej, a nuk do të përkthehej në një trekëndësh me drejtim francez?

Në rrethana të zakonshme ka mundësi Hegzagoni do të ngrihej primus inter pares, por koniuktura në të cilën gjendemi është e jashtëzakonshme. Gjermania përgatitet për fundin e epokës Merkel dhe është në kërkim të kancelarit të ardhshm. Në Francë presidenti Macron dergjet në një situatë dobësie ekstreme, dëshmuar edhe nga letra e firmosur prillin e kaluar nga oficerë të lartë ushtrie që i kritikonin punën. Kurse Italia mund të mbështetet mbi Draghi, lideri i vetëm i aftë që të grumbullojë konsensus në Europë. Ka mundësi edhe Përtejoqeanit, duke parë që është shumë komode të disponohen vende satelite, por është ende më shumë t’i kesh si referim një bashkëbisedues i perceptuar si parietik, edhe pse vendi që përfaqëson nuk është aspak. Prandaj theksoj se ekzistojnë kushtet minimale për trekëndëshin Itali – Francë – Gjermani.

Italia dhe Gjermania do të bëheshin fuqi bërthamore.

Janë tashmë, megjithëse jo formalisht. Kemi armë bërthamore në territorin tonë, për më tepër të kota sipas profilit ushtarak dhe gjeopolitik. Gjatë Luftës së Ftohtë repartet Strike, domethënë të pajisura me kapacitete operative bombardimi me pajisje atomike, kishin një kohë reagimi prej 15 minutash. Gadishmëri që sipas çdo gjase sot matet me ditë apo me javë. Dhe pastaj, duke marrë në konsideratë që stërvitja relative e aleatëve mund të vazhdojë në largosi falë edhe sistemeve moderne të simulimit, pse të mos kihet parasysh gjendja e artit dhe të spostohen bombat në Afrikë? Duke vepruar kështu, do të shtonim një shkallë strukturës së eskalimit. Për më tepër, nga pikëpamja gjeopolitike, do të përfaqësonte një gjest hapjeje dhe vullneti të mirë përballë të cilit Moska do të tërhiqej prapa. Duke qëndruar fuqimisht se në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara natyrisht që askush nuk beson vërtet se Rusia synon të kthehet në Varshavë apo në Berlin. Frikëra që megjithatë do të zgjasin tjetërkund, sidomos në vendet balltike dhe në Poloni.

Nga perspektiva amerikane, mbi të cilat zona duhet të përqëndrohemi ne italianët dhe europianoperëndimorët e tjerë?

Komenti i fundit i sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili ka deklaruar se britanikët do të ishin më të dobishëm “afër shtëpisë” sesa në Azi është indikativ. Parë nga Uashingtoni, kuadri gjeostrategjik imponon të sqarohen prioritete në bazë të të cilave të imponohet prania e tij ushtarake jashtë vendit. E përkthyer, mesazhi i Austin nënkupton: merruni me kuadratin tuaj, se për Indo – Paqësorin mendojmë ne. Europianët duhet të menaxhojnë parasëgjithash Afrikën dhe Mesdheun, kolateralisht Lindjen e Mesme. Për sa i përjet Rusisë, qysh në 2008 – 2009 propozoja që ta shikonim luftën ruso – gjeorgjiane në optikën historike. Sepse sfidat që na presin neve europianëve janë të mëdha, nga pikëpamja ekonomike, demografike, terroriste e të tjera. Nuk mund t’ia kalojmë vetëm. Duhet të bëjmë front të përbashkët me Federatën Ruse në sektorët me interes të përbashkët. Duhet gjetur mënyra e diskutimit me rusët, aleatët tonë natyralë, duke ndarë detyrat. Sot ekzistojnë ende hapësirat për një dialog, por duhetn shmangur qëndrimet provokatore. Pastaj, nëse problemi amerikan është Kina, pse ia kanë dhuruar Rusisë?

Përsa i përket Italisë, cilat do të jenë efektet e katastrofës afganase mbi projektimin tonë të jashtëm?

Vendi ynë është i privuar nga vizioni strategjik. Dërgojmë ushtarë vërdallë nëpër botë për të treguar se ekzistojmë. Është instrumenti kryesor i politikës tonë të jashtme, pavarësisht shkurtimeve në shpenzimet ushtarake. Shkurtime që na kanë detyruar të racionalizojmë resurset, edhe pse në mënyra të ndryshme midis Aviacionit, Ushtrisë dhe Marinës. Në vitet e fundit buxheti është përqëndrimi mbi misionet ndërkombëtare, mbi pagesat e personelit dhe mbi mbajtjen e mjeteve që pa këto fonde do të ndryshkeshin nëpër magazina. Në fundin e viteve Dhjetë të 2000, mu shpreh admirim nga ana e një njeriu tonë qeverisja prej efikasitetit dhe kapacitetit të treguar nga forcat tona të armatosura, pavarësisht shkurtimeve të pësuara. Për të nënvizuar se kishte graso për të shkurtuar. Vendimmarrësve tani u difekton qartazi koncepti i menaxhimit të rrezikut. Duke pasur parasysh se misionet ndërkombëtare janë teatri kryesor i përdorimit të forcave tona, resurset që vihen në dispozicion janë të destinuara për ushtarët dhe për mjetet në disponim të tyre. Në kurriz të reparteve që nuk mund të përdoren në misione ndërkombëtare. Aq sa në atë kohë më është kërkuar që t’i nis të gjitha tanket tona, në rast se nuk do të viheshin në lëvizje nja 20, në mos më pak, dhe nuk është e thënë se, përveç motorit, sistemet e tjera do të funksiononin.

Bota rreth nesh ka ndryshuar dhe vazhdon që të lëvizë, duke filluar nga bregu jugor i Mesdheut, ku janë të instaluar turqit dhe rusët. Megjithatë vazhdojmë të shpjegojmë ushtarë në vende për ne strategjike, si në Mali. Çfarë po bëjmë?

Është një prani thjesht skenografike. Dërgojmë trupa vetëm pse na e kërkojnë aleatët ose për motive elektorale, të brendshme. Kështu demonstrojmë – shtiremi, në rastin e Malit – se kurojmë në rrënjë fenomene si ai migrator. Edhe pse për të tejkaluar rezistencën e partnerëve tanë europianë, të tillë si francezët, që nga ana tjetër në Mali deri pak kohë më parë nuk na donin. Libri i Bardhë për Sigurinë dhe Mbrojtjen i paraqitur në 2015 nga ministrja e atëhershme e Mbrojtjes Roberta Pinotti e përkufizon, anipse në mënyrë gjenerike, zonat tona e interesit parësor. Ama ka mbetur letër e vdekur dhe sot flitet tashmë për të hartuar një të ri. Problemi nuk është të mbash një libër të bardhë, por ta konkretizosh dhe këtu peshojnë diatribat midis armëve. Në terma të ndarjes së resurseve, por edhe tlë teatrove të interesit. Për shembull, për Marinën, Mesdheu i zgjeruar shkon nga Gjiri i Guinesë tek brigjet perëndimore të Indisë, ndërsa, për Aeronautikën, përfshin Islandën, Balltikun e kështu me radhë.

 

Duke u kthyer tek Afganistani: është themelore teza nga ana e aparateve amerikane për të cilën tërheqja e Perëndimit do t’i detyrojë kinezët dhe rusët që të merren me kaosin lokal, duke drejtuar resurse përndryshe të shpenzueshme në raport me Amerikën?

Pekini dhe Moska nuk synojnë aspak që ta kontrollojnë Kabulin. Nëse do të ekzistojnë kushtet për ta bërë, mirë se të vijë, ama për Kinën dhe Rusinë e rëndësishme është që Afganistani të mos përbëjë një kërcënim për sigurinë e tyre dhe nuk besoj se është në interesin e talibanëve të kthehen e të mirëpresin centrale terroriste. Edhe profili shumë i ulët i mbajtur nga talibanët ndaj ujgurëve, pavarësisht përbashkësisë fetare, synon në këtë drejtim. Rikthimi i talibanëve nuk përfaqëson ndonjë problem për kinezët dhe rusët. Problemi do të jetë krejtësisht afganas. Ekziston rreziku serioz që të rifillojë konflikti civil, siç po shihet këto ditë. Janë të shumta të çarat gjeopolitike brenda vendit. Rreziku që rëndon sidomos mbi zonat me përzierje të fortë etnike, fetare, kulturore. Në rast se merret në konsideratë paqëndrueshmëria e një pranie talibane në territor taxhik dhe anasjelltas apo një vendosje e hazarasve, gjithmonë të konsideruar si pari, që ka mundësi do të shtypen nga pashtunët, etni tek e cila talibanët kanë rrënjët. Nëse kësaj situate strukturore i shtohen hapësirat që hapen për falangat terroriste, atëhere e ardhmja afganase paraqitet gjithnjë e më e errët, siç po demonstrohet gjerësisht nga atentatet e përgjakshme e kohëve të fundit në një kolegj femëror dhe në aeroportin e Kabulit.

Rikthimi i talibanëve është edhe një fitore për Islamabadin. Cila është shkalla e kontrollit talibanas nga Pakistani, sidomos nëpërmjet shërbimeve të tij sekrete (ISI)?

Mbështetja e dhënl nga ISI për talibanët ka qenë totale, por nuk është përkthyer kurrë në kontrollin e plotë nga ana pakistane. Objektivi i Islamabad ishte që të shmangej çdo ndërhyrje e Indisë dhe këtë e ka arritur, tani e ndjen më pak nevojën që të shuhet. Problemi ka të bëjë më shumë me Amerikën, e prirur që të përqëndrojë resurset në funksion antikinez dhe të rekrutojë ushtarë. Thelbësore në frenimin e Kinës, India është në fakt e zhgënjyera e madhe e menaxhimit amerikan për tërheqjen nga Afganistani. Rreziku konkret është se mos rihapet çështja e Kashmirit, duke parë se enigma lokale gjeopolitike, pse jo edhe theksimin e tensionit në trekëndëshin Nju Delhi – Islamabad – Pekin.

Si u përgjigjeni atyre që mendojnë se ushtarakët tanë kanë vdekur më kot?

Bie dakord me kryeministrin Draghi, i cili ka nënvizuar sesi sakrifica e 54 ushtarëve tanë nuk ka qenë e kotë. Kemi humbur njerëz, por që gjithësesi e kanë lënë një shenjë në Afganistan. Ka farëra që të sapolindura përgatiten të lulëzojnë në një të ardhme pakashumë të afërt: të humburit e 1848 kanë përgatitur terrenin për bashkimin kombëtar pas vetëm 13 vitesh. Fatkeqësisht, në perëndim çështja afganase vazhdon të ushqehet me bujë mediatkiko – emotive.  Nuk debatohen seriozisht aspektet vendimtare, gjeopolitike dhe strategjike. Për ne italianët, është konfirmimi i asaj sa jemi provincialë dhe sipërfaqësorë. Ves i vjetër, vështirë se mund të zhduket.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

1 Mars 1945, i pari gjyq special në Shqipëri ku u dënuan 60 nacionalistë

Bujar LESKAJ Gjyqi Special i Tiranës (1 mars- 13 prill 1945), “gjykoi” dhe “dënoi” në …

Leave a Reply