Vlora tronditet nga eksplozivi, plagoset rëndë një i ri

Vlora është tronditur mesditën e sotme pasi ndodhi një shpërthim i fuqishëm në zonën pranë ‘Sheshit të Flamurit’. Mësohet se ka qenë një atentat me eksploziv ndaj një personi. Sipas burimeve, lënda plasëse ka shpërthyer në lagjen ‘10 Korriku’ në Vlorë jashtë një pallati dhe për pasojë është dëmtuar në gjendje të rëndë një i ri.

Bëhet e ditur se, i riu Endrit Satedini, 34 vjeç është sjellë me urgjencë drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë pas atentatit me tritol të ndodhur në pallatin e tij në Vlorë.

Mësohet se Satedini gjatë tërë kohës, qarkullonte me një makinë tip ‘Benz’ të blinduar, pasi i frikësohej një hakmarrje.

Ai i shpëtoi atentatit të parë në 15 dhjetor 2017, por ditën e sotme atij iu bë atentati i dytë po me tritol, ku ka dëmtime të shumta tek gjymtyrët e poshtme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi Satedini është pronari i një lokali ku në prill të vitit 2017 ndodhi një ngjarje e rëndë me 1 të vrarë dhe tre të plagosur.

Pas atentatit me tritol në 15 dhjetor të vitit 2017, gjatë dëshmisë para hetuesve, Satedini kishte deklaruar për policinë se nuk e kishte idenë e autorit dhe arsyeve.

Satedini është pronar i një lokali në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’. Në muajin Prill të vitit 2017, në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Në atë kohë, Satedini u procedua në gjendje të lirë nga policia për moskallëzim krimi dhe që prej atëherë e ka lënë lokalin me qira.

Më 20 prill, në lokal u ekzekutua me armë 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën aksidentalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një femër.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen ‘10 Korriku’, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I. S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply