Boll me tregun. Socializmi i ri për shekullin e XXI

Maurizio Ferrera dialogon me ekonomistin francez Thomas Piketty, i cili kthehet në librari me «Një histori e shkurtër e barazisë» dhe propozon ndryshime financiare dhe sociale rrënjësore. «Duhet rimarrë rrugëtimi mbi rrugën e të drejtave dhe mundësive. Shteti duhet të garantojë punësim dhe punëtorët duhet të marrin pjesë në menaxhimin e ndërmarrjeve».

Teza kryesore e librit të Thomas Piketty Një histori e shkurtër e barazisë (shtëpia botuese La nave di Teseo) është se shekulli i XX — sidomos periudha që shkon nga 1914 deri më 1980 — ka regjistruar një Rishpërndarje të Madhe brenda botës perëndimore: hendeqet e pasurisë dhe të të ardhurave janë dobësuar ndjeshëm. E kemi hapur dialogun tonë duke i kërkuar se cilët faktorë e kanë favorizuar këtë hop përpara.

Në realitet, marshimi drejt barazisë filloi shumë më parë: qysh në shekullin e XVIII. Pikët e kthesës qenë sidomos dy. I pari dhe më i njohuri qe Revolucioni Francez, që i dha fund «shoqërisë së privilegjeve» tradicionale. Kthesa e dytë është më pak e njohura, por qe edhe ajo shumë e rëndësishme. I referohem revoltës së madhe të skllevërve zezakë të Santo Domingo, në vitin 1791. Të drejtuar nga marrons (skllevërit e arratisur në male), të revoltuarit që morën kontrollin e plantacioneve, duke i detyruar latifondistët që të arratiseshin. Më 1793, Konventa Kombëtare e Parisit deklaroi emancipimin e skllevërve, e shtrirë mbi të gjitha kolonitë franceze vitin e ardhshëm. Revolucioni i dha impuls reduktimit të pabarazive të brendshme të vendeve të veçanta, revolta e skllevërve i dha goditjen e parë kolonializmit dhe pabarazive ndërkombëtare.

Hopi i madh në frontin e parë ka ndodhur në Nëntëqindën. Të dhënat e tij për Francën flasin qartë. Në terma të pasurisë, kuota e 10% më të pasur ka mbetur pakashumë e pandryshuar midis fillimit të Tetëqindës dhe 1910; më pas ka filluar të zbresë, duke shkuar në 30% nga fundi i shekullit. Por rritja e barazisë ka pasur të bëjë jo vetëm me dimensionin ekonomik? Në fund të fundit, Revolucioni Francez nuk u kufizua që të abrogojë privilegjet fiskale dhe juridike të fisnikërisë, por futi edhe sufrazhin universal mashkullor.

Faktikisht, kur flas për marshimin e barazisë, i referohem jo vetëm dimsnionit ekonomik, por edhe atij social dhe politik.

Me fjalë të tjera, barazi në të drejta.

Pikërisht. Është bërë fjalë për një lëvizje historike drejt të drejtash të barabarta aksesi në resurset ekonomike dhe në pjesëmarrjen në jeton politike dhe sociale. Lufta për të drejtat nuk ka përfunduar dhe ndoshta nuk do të përfundojë kurrë. Sot ekzistojnë akoma pabarazi të forta në terma të influencës dhe të presionit politik, për shembull nëpërmjet financimit të partive apo kontrollit të mediave.

Në librin tuaj ju formuloni në fakt disa propozime interesante mbi mënyrën sesi të kundërshtohet «demokracia e parasë».

Po, për sa i përket financimit të parive propozoj që t’i caktohet një voucher çdo votuesi që të financojë një parti të zgjedhjes së tij, me futjen e një ndalimi absolut të grumbullimit të fondeve midis burimeve të tjera dhe një kufizim rigoros të shpenzimeve elektorale. Të gjithë qytetarët dhe të gjithë kandidatët do të donin kështu të ndodhehsin në kushte barazie. Për sa u përket mediave dhe të gjitha think tank që konkurrojnë për të formuar opinionin publik, propozoj që të kufizohen në mënyrë drastike pushtetet e aksionistëve, duke përfshirë në organet vendimmarrëse përfaqësues të gazetarëve, të punëtorëve dhe deri përfaqësues të lexuesve.

Një rol vendimtar për afirmimin e një barazie më të madhe është luajtur nga bilanci publik, sidomos nga welfare state.

Arritjet e welfare kanë qenë të mëdha. Në fillimin e Nëntëqindës, e ardhura fiskale përfaqësonte rreth rreth 10% të PBB. Në fundin e shekullit ajo arriti të tejkalojë 40% në vendet kryesore europiane. Kjo i ka mundësuar shtetit që të financojë arësimin, shëndetësinë, pensionet dhe shpenzimet e papunësisë, shpenzime që kanë kontribuar jo vetëm të reduktohen pabarazitë por edhe të mbështesë zhvillimin ekonomik. Welfare ka promovuar një «revolucion antropologjik»: për herë të parë në histori i ka shpëtuar kontrollit të të klasave dominuese dhe punëtorët përballen me «mallifikimin» e tregut. Këto suksese kanë delegjitimuar kundër modelin komunist sovjetik, që gjeneronte më pak liri dhe, njëherazi, më pak mirëqenie. Thënë këtë, nuk duhet harruar si progresi është një proces, jo një gjendje finale. Një proces që shpaloset në dimensione të ndryshme. Brenda shoqërive tona ka ende diskriminime domethënëse, për shembull mbi bazë etnike apo fetare, dhe ekzistojnë pabarazi të forta në aksesin e arësimit dhe të formimit, sidomos për shtresat më pak të kamura. Jemi larg nga një pabarazi e vërtetë mundësishë. Kjo vlen edhe për (pa)barazinë gjinore. Shumë vende kanë futur sisteme kuotash në favor të grave, por ta zgjerosh mundësinë në nivel drejtuese nui mund të jetë një alibi për të mbajtur në fuqi një sistem social fuqimisht të hierarkizuar në favor të mashkujve për pjesën tjetër të popullsisë.

Ju keni shkruar një libër mbi kapitalin dhe ideologjinë. Cila ka qenë pesha relative e faktorëve «materialë» dhe e atyre ideologjikë në promovimin e luftës për barazinë?

Të dy faktorët janë të rëndësishëm, por asnjëri prej tyre nuk është i mjaftueshëm. Disekulibrat e brendshëm në terma të resurseve materiale dhe të pushtetit ekonomik mund të tejkalohen vetëm nëpërmjet mobilizimit politik, për shembull nëpërmjet sindikatave dhe partive socialdemokrate. Por rezultati i konfliktit varet nga korniza ideologjike dhe të platformave programatike të kujt i mobilizon. Institucionet e vjetra nuk duhen vetëm kritikuar apo luftuar, duhen zëvendësuar me institucione më të mira dhe ndryshimi për mirë mund të ndodhë vetëm në prani të ideve të mira. Në Rusi, revolucionarët donin një shoqëri më të drejtë, por kishin vizione të ndryshme mbi si ta organizonin sistemin e ri dhe në fund mbizotëroi një qasje opresive: parti unike, refuzim i pronës private, të zgjedhjeve e të sindikatave, centralizmit burokratik.

Lidhur me socializmat, si e vlerësoni modelin kinez? Marshimi drejt barazisë ka realizuar progrese të mëdha në këtë vend pas revolucionit komunist, por me kosot të larta në planin e lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të qytetarisë. Janë kosto të dorueshme kur situata e nisjes është fuqimisht e pabarabartë?

Absolutisht jo. E kam thënë tashme se koncepti im i barazisë bazohet mbo të drejtat, të gjitha të drejtat. Modeli kinez është një diktaturë. Një diktaturë e përkryer e erës dixhitale, më e rrezikshme se ajo sovjetike pasi e aftë të gjenerojë rritje ekonomike. Në dekadat e ardhshme, Kina mund të bëhet fuqia e parë ekonomike e planetit. Për vendet perëndimore, sfida është të demonstrojnë se dinë të bëjnë më mirë. Jo vetëm në planin ekonomi, por edhe mbi atë të zhvillimit të mëtejshëm të të drejtave civile dhe politike.

Çfarë rruge të ndiqet? Në librin tuaj ju ravijëzoni një model të ri zhvillimi: një socializëm «pjesëmarrës, demokratik, ekologjik dhe metis». Ju pyes që të ilustroni në veçanti 3 propozime: trashëgiminë universale, garancinë e përdorimit dhe çinstalimin e pjesshëm e ekonomisë së tregut.

Në vendet tona, 50% më pak e kamur e popullsisë posedon vetëm 4% të pasurisë: një pabarazi e jashtëzakonshme. Propozimi im është të kalibrohen taksat pasurore dhe të suksesionit në mënyrë që të financohet një trashëgimi universale. Importi i saj duhet të jetë rreth 60% e pasurisë mesatare për adult. Në Francë, importi i sotëm do të ishte me rreth 120000 euro, që duhet të derdhet në moshën 25 vjeçare.

Një ndërhyrje rishpërndarëse vërtet e rëndësishme.

Një transferim i këtij lloji do të kishte një impakt shkatërrues mbi shpërndarjen e mundësive të jetës. Kur nuk posedon asgjë ose, më keq akoma, kur ke vetëm borxhe, nuk ke asnjë pushtet negociues. Kërkohet vetëm të shtyhet, të paguhet qiraja, faturat, të mirat thelbësore. Nuk ekziston mundësia për t’i realizuar dhe as për të përpunuar një projekte jete personale.

Propozimi juaj do të krijonte një lloj «pasurie bazë», në rast se e kupton mirë, e ngjashme me atë të së ardhurës bazë.

Prëveç trashëgimisë universale unë propozoj edhe një forcim të skemave të së ardhurës minimale, me importe midis gjysmës dhe tri të katërtave të rrogës mesatare. Skemat aktualisht në fuqi në shumicën e vendeve europiane vuajnë nga shumë pamjaftueshmëri. Në veçanti bën të vështirë aksesin e më të rinjve, studentëve, të punëtorëve me rroga të ulëta.

Dhe në çfarë do të konsistonte sistemi i garancisë së vendit të punës?

Ideja është ajo e propozimit të të gjithë njerëzve që e dëshirojnë një punësom me rrogë të plot me një rrogë minimale më nivel të pranueshëm. Financimi do të sigurohej nga shteti dhe punësimet duhet të propozohen nga agjencitë e punës, në sektorin publik dhe asociativ.

Puna me rrogë minimale do të ishte e detyrueshme për kë nuk është në punë dhe merr të ardhurën minimale?

Asnjë detyrueshmëri. Edhe pse nuk do të ishte e lehtë të mbijetohej me të ardhurën minimale, kështu që do të kishte stimuj të fortë për të punuar.

Por si të krijohen vende punë për t’u garantuar jo të punësuarve?

Duhet synuar në ata sektorë për të cilët kemi nevojë në rritje dhe që sot janë të nëndimensionuar. Në të ashtuquajturën ekonomi të kujdesit mund të krijohen shumë vende pune dhe e njëjta gjë mund të thuhet për tranzicionin ekologjik. Qeveritë lokale duhet të bëhen promotorë iniciativash të reja, duke mobilizuar edhe sektorin non profit.

Dhe kështu arrijmë tek propozimi i tretë: çinstalimin gradual e ekonomisë së tregut.

Qysh sot të mirat dhe shërbimet themelore si arësimi, shëndetësia, transportet apo energjia tentojnë të jenë të prodhuara jashtë tregut, në kuadrin e strukturave publike, shpesh në nivel të decentralizuar. Përpara Luftës së Madhe, arësimi dhe shëndetësia absorbonin më pak se 1% të PBB. Nëse dikush do të kishte propozuar të shpenzonte 15% apo 20% të PBB për këta dy sektorë, do të akuzohej se donte komunizmin. Megjithatë, kemi arritur dhe bota nuk ka rënë. Ekonomia publike dhe ajo non profit mund dhe duhej të zgjeroheshin akoma më shumë.

Po ekonomia e tregut?

Për këtë pjesë propozimi im është ai i zbatimit të një sistemi «socializmi pjesëmarrës» me një ndarje paritare të të drejtave të votës për menaxhimin e bizneseve private midis punëtorëve dhe të aksionerëve. Mund të merren edhe idetë e planit të famshëm Meidner, i përpunuar nga sindikata suedeze e shekullit të kaluar: pronarët e kompanive të mëdha do të duhej të derdhnin çdo vit një kuotë të fitimeve në një «fond të rrogave» që investon në kryeqytetin e bizneseve. Janë tema sot të debatuara nga laburistët britanikë dhe deri nga eksponentë demokratë amerikanë si Alexandria Ocasio-Cortez. Flitet edhe për të krijuar fonde të reja investimi publik për qëllime sociale.

Le të kthehemi për një çast tek shërbimet kolektive. Duhet të prodhohen vetëm nga shteti?

Edhe nga ente non profit. Shumë universitete dhe spitale që në Europë i quajmë «privatë» janë në realitet shoqërime pa qëllim fitimi. Ajo që duhet shmangur është futja e logjikës së fitimit, që mund të gjenerojë shfaqje grabitqare dhe deri praktika ilegale. Le të mendojmë për Trump University, i themeluar në 2004 dhe i mbyllur në 2010 për mashtrim.

Një përvojë vërtet e tmerrshme. Por le të kujtojmë se edhe shteti ka limitet e tij. Skandale dhe korrupsion ndodhin edhe në sektorin publik. Është e gabuar të krahasohet shteti i botës reale me shtetin e botës ideale. Shumë studime kanë treguar se welfare publik i botës reale mund të gjenerojë segmentime të reja midis grupeve dhe territoreve, të krijojë «klientela sociale» të reja që gëzojnë privilegje mbi aspektin fiskal apo të prezantimeve. Shëndetësia publike mund të jetë joefiçent dhe joefikas.

Dakord, por të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë na thonë se sistemet shëndetësore që prodhojnë rezultate më të mira se ato publike.

Keni të drejtë, por unë nuk po mendoj për një shëndetësi apo për një universitet Trump, por për forma të reja bashkëpunimi midis publikut dhe privatit. Lordi Beveridge thoshte se «logjika e fitimit është në padron i keq, por mund të jetë një shërbyes i zoti». Më shumë se natyra publike apo private e ofertës, besoj se vlen parasëgjithash dizenjo institucionale dhe organizative.

Për këtë propozoj socializmin pjesëmarrës. Një model i kundërt respektivisht me atë të centralizuar dhe autoritari, duke eksperimentuar në shekullin e XX në bllokun sovjetik. Këtu autoritetet donin ta shkulnin «gangrenën» kapitaliste, duke krininalizuar çdo formë prone private. Socializmi im pjesëmarrës parashikon një organizim ekonomik të decentralizuar, që nxjerr në fushë një larmi aktorësh, kolektiviteti dhe strukturash mikse. Objektivi është ai i kundërshtimit të përqëndrimit të tepruar i pronësisë dhe i pushtetit vendimmarrës.

Për të bërë hapa në drejtimin e paralajmëruar pej jush nevojitet mbështetja e një «koalicioni egalitar», i gatshëm që të mobilizohet për të futur ndryshime inçzive. Besoj se ka është shumë e vështirë për të formuar një koalicon të ngjashëm: status quo shpërndarëse, i mbështetut mbi një pletorë të drejtash të fituara, gjeneron interesa të tipit konservator. Le të mendojmë për sekuencën e mobilizimeve në Francë në mbrojtje të privilegjeve të ndryshme koroprative në sektorin pensionist. Projekti i ndryshimitë që ju propozoni është në fakt radikal.

Nuk është edhe aq radikal. Jo më shumë sesa modeli i ekonomisë mikse që e kemi ndërtuar në gjysmën e dytë e Nëtëqindës dukej radikale për sytë e borgjezisë së fillimit të shekullit. Socializmi pjesëmarrës mund të duket radikale sot, por nëqoftëse e vëmë në praktikë me gradualitet, pas gjysmë shekulli mund ta kemi realizuar dhe do të na duket «normal». Nuk paralajmëroj revolucione. Jam një shkencëtar social, për mua ndryshimi duhet të ndodhë nëpërmjet procesesh qasjeje racionale. Askush nuk e njeh botën e përkryer, askush nuk mund të thotë se për ta arritur mjafton të çlirohemi nga një grup i shtrënguar elitash.

Dakord, por për të ndryshuar duhen edhe vizione.

Sigurisht dhe problemi aktual është se të majtës i mungon vizionit. Për shembull, ju keni folur për disa degjenerime të shtetit social. Duhet nxjerrë mësim, në vend që të mendohet se çdo diskutim mbi temën është reaksionar apo i djathtë. Në rast se e majta nuk impenjohet seriozisht për ta transformuar më mirë shtetin social, duke përfshirë në debat qytetarët dhe punëtorët, fusha do të mbesë e hapur për ato forca që duan të shkurtojnë welfare në vend që ta reformojnë atë dhe e njëjta vlen edhe për sfidën e madhe të re, tranzicionin e gjelbër. Dëmet e shkaktuara nga ndryshimi klimaterik apo nga degradimi natyraë godasin me intensitet të veçantë shtresat më pak të kamura dhe vendet më të varfëra.

Protesta e gilets jaunes në Francë ka shpërthyer pikërisht në vijim të një rritjeje të kostos së energjisë dhe të karburantit, për t’u transformuar më pas në një kërkesë të përgjithësuar rinovimi ekonomik dhe politik. Si e vlerësoni përvojën e Grand Débat të organizuar nga Macron për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje?

Në thelb është folur për një inciativë nga lart poshtë, me objektivin e qartë e destrukturimit të lëvizjes së gilets jaunes. Në realitet leksioni i madh i 5 viteve të fundit në Francë është shtytja e konfliktit shpërndarës dhe e luftës për barazinë janë ende shumë të forta: Revolucioni Francez nuk ka përfunduar akoma.

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply