“EV 007”, makina e Veliajt 190 mijë dollarë parkuar tek Bashkia

Një makinë e parkuar para Bashkisë së Tiranës ka tërhequr vëmendje. Bëhet fjalë për një “Maybach S-Class”, me targa të personalizuara me inicialet “EV”, si dhe numrin 007.

Për shumë kohë në media ka qarkulluar lajmi se makina luksoze, e cilaraportohet se kushton minimalisht $185,950, i përkiste kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ndaj me publikimin e të dhënave të targave, gazetari Artan Hoxha ka ngritur një pyetje.

“Meqe doli sot kjo lista e targave, me ndihmoni dot e kujt eshte kjo bisha me targa AB 007… e parkuar te oborri bashkise se Tiranes???!!! Qe te kesh nje superbenz fringo të ri si ky, duhet te jesh në top-listen e rrogave???!!! Jo për gje, por kam nja 4-5 jave, qe shikoj të qarkulloj me te, dike qe shfaqet shpesh ne media, i fotografuar ‘pa mendje’ duke udhetuar me biçiklete neper qytet… Epo jemi ne kohe festash, ne kohe dhuratash!!! Super makine eshte jo shaka!!! Ka punuar dynjaja për kete dite”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Referuar listës së publikuar, targa “AB007EV” figuron e një personi me iniciale L.L. Në dokumentin e publikuar del se targa ka qenë e automjeti tip “Range Rover Sport”.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply