Gëzuar RD, qëndrestare e kohës!

Nga Rezenbrik SERJANI

RD-ja, Tribun Lirie, Tribun Demokracie !

31 vjet më parë, mbas nje censurimi të egër 50 vjeçar të shtypit, medias dhe televizionit, pas një izolimi total të lirisë dhe vlerave të saj, lindi si produkt i demokracisë që po lindte gazeta e lirisë, gazeta e demokracisë, Rilindja Demokratike !

Ishte dritëza e parë e medias së lirë, e shtypit të lirë dhe thënies së të vërtetës jashtë skeletit të shëmtuar monstruoz të propagandës se deformimit dhe denatyrimit 50 vjeçar.

RD u kthye në monumentin e shtypit të lirë, u kthye shpresë dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve!

RD u shndërrua në oksigjenin e demokracisë qe po lindte në ato vite, duke e fuqizuar dhe dhën forcën e nevojshme këtij sistemi të lirë, për të cilën shqiptarët sakrifikuan aq shumë.

Qysh nga ajo kohë, për 31 vite, RD mbeti e pacënuar nga askush dhe asgjë, duke qëndruar në krah të vlerave, në krah të njerëzve, në krah të demokracisë.

Sot, më shumë se kurrë, njësoj si në diten e lindjes së saj, RD mbetet misionarja më e fuqishme e këtyre kohërave të vështira për demokracinë shqiptare, sepse RD lindi misionare, lindi e lirë, lindi për lirinë, lindi për demokracinë, si palca jetësore e saj, si palca jetësore e shtypit të lirë demokratik.

I nderuar, që për pak kohë, në këtë panteon lirie, shprehjeje dhe lirie mendimi, kam vendosur ato pak shkrime!

Gëzuar RD, “moj” qëndrestare e kohës!

Më shumë se kurrë krenar per ty!
Më shumë se kurrë të nderuar për ty!

Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të shenjtë të demokracisë !

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply