RD, mesazhere e ndryshimit

Nga Bledi KASMI

Një falenderim për ju miq,

Mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ju kolegë, bashkëpunetorë dhe miq të fjalës së lirë për solidaritetin që keni treguar në këto momente kritike për demokracinë dhe të parën gazetë simbol të opozitarizmit.

Bashkimi i njerëzve të lirë që po demonstrohet sot kudo është më i madhi pas Dhjetorit ‘90 dhe është një marshim lirie i pandalshëm.

Kjo frymë lirie që nisi në fundin e vitit të kaluar tashmë ka pushtuar çdo hapësirë në këtë vend dhe po shtrihet me shpejtësi kudo.

RD nuk ja dolën ta mbyllin as në ‘97 kur punonim të rrethuar nga plumbat dhe nuk do ja dalin as sot regjimi dhe veglat e tij mjerane.

Ne kemi zgjedhur sot të jemi në anën e demokratëve dhe popullit opozitar në lëvizjen më të mrekullueshme të këtyre 30 viteve dhe nuk do të lejojmë për asnjë moment që RD të keqpërdoret për interesa personale.

Miq, PD dhe Shqipëria janë në prag të ndryshimeve të mëdha në sajë të sakrificave dhe vendosmërisë të secilit prej jush dhe RD do të jetë gjithmonë mesazhere e këtyre ndryshimeve.

Ju falenderoj të gjithëve!

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …

Leave a Reply