Nishani: Opozita është rikthyer në misionin e saj! Më 8 janar do e kthejmë selinë e PD në shtëpinë e lirisë

Ish-Presidenti Bujar Nishani postoi disa foto nga festimet për 31-vjetorin e PD-së në Kukës. Nishani shkruan se me 8 janar, demokratët do e kthejnë PD-në në shtëpinë e lirisë.

“Mes demokratëve të Kukësit, elita e njerëzve të lirë dhe patriotizmit në Shqipëri!

Në 31-vjetorin e themelimit të kësaj dege u konfirmua se opozita është rikthyer në misionin e saj.

Besim, shpresë, forcë për një Shqipëri ndryshe.

Më 8 janar, ora 12:00, demokratët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë do të mblidhen në Selinë e PD në Tiranë për ta kthyer atë nga bunker i pazareve të pista në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve”, shkruan Nishani.

About Redaksia

Check Also

Veliaj 9.2 milionë euro për Taksën e Arsimit, drejtësia mbyll sytë përpara vjedhjes!

Nga Petrit VASILI Veliaj dhe Bashkia 9.2 milion euro ne 2024 per Taksen e Arsimit, …

Leave a Reply