Një ditë më parë, Gazment Bardhi tha se, hyrja në selinë e PD do të bëhet me autorizim.
Pas deklaratës së Bardhit ka reaguar ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili shkruan në një status në Facebook se, askush nuk mund ta kthejë PD-në dhe vendin mbrapa.
Reagimi i Strazimirit
Kush mendon se na kthen prapë këtu, në këtë shkretëtirë e zbrazëti, është më jashtë realitetit edhe se Ardian Dvorani me hetuesinë, gardën, oficerët dhe spiunët e Sigurimit në 1990…
KAQ!
Më 8 janar, opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare për të çliruar selinë e PD-së nga pengmarrja.