13 kriminelë nga Maqedonia e Veriut në zyrën e Bashës, reagimi

Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj ka mbërritur pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë të Tiranës, aty ku mbahet djali i tij, Arkimedi, i shoqëruar pas protestës së dhunshme te selia e PD-së.

Lushaj tha se, protestuesit nuk i qëlluan demokratët, por sipas tij, brenda selisë ndodheshin “13 kriminelë nga Maqedonia”, të sjellë nga Florenc Hoxha.

“Ne s’duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin se jemi vëllezër. Por jo ata kriminelë që janë brenda, 13 kriminelë të Maqedonisë të ardhur nga Florenc Hoxha. S’duhet të jenë aty. E di unë se si dilnin ata. Por unë s’mund ta bëj kundër vëllezërve të mi. Kanë gjuajt ata kriminelë që kanë qenë aty, jo demokratët. GOSLIM

Policia hodhi sot gaz lotsjellës nga më të tmerrshmit. Kjo ishte kurth sot. Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak, por kë do të vrasim? Shokët tanë? Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak nga ana jonë, se do të ishte situatë e tmerrshme”, deklaroi Lusha për FaxWeb.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e drejtuesit të Ambasadës së SHBA: Njerëzit duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit

Zëri i Amerikës:  Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në …

Leave a Reply