Në një moment kur situata u tensionua shumë në protestën para selisë së PD, për të shpërndarë protestuesit demokratë është dashur ndërhyrja e policisë së shtetit e cila ka përdorur gaz lot sjellës kundër protestuesve.
Maska.al ka mësuar ekskluzivisht bisedën që ka pasur deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me drejtuesin e policisë, Gledis Nanon.
burime pranë PD-së bëjnë me dije për Maska.al se, rreth orës 12:49 minuta Salianji ka telefonuar Nanon duke i kërkuar llogari për mos ndërhyrjen e policisë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se kërkesa nuk bëhet me anë të telefonit dhe se i kishte të gjitha mjetet e nevojshme në gatishmëri.
Salianji i është përgjigjur duke i thënë se telefonatat rregjistrohen dhe se po lajmëronte policinë jo vetëm si qytetar i thjeshtë, por edhe si deputet i Republikës së Shqipërisë.
Nano ka këmbëngulur se duhet një kërkesë zyrtare dhe i ka vënë në dispozicion edhe emailin e tij.
Salianji sëbashku me Ferdinand Xhaferrin kanë përpiluar kërkesën dhe e kanë dërguar me email.
Në 12-57, ka ndërhyrë më pas policia duke shpërndarë protestuesit.