Berisha: Skenar i përgatitur nga pengu i Edi Ramës, Lul Brava! Do vazhdojmë marshimin pa u përkulur

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se, në këtë vend, opozita e vërtetë është ajo që ishte duke protestuar. Berisha tha se marshimi nuk do ndalet.

“Në narkoshtet, për fatin më të zi të këtij vendi, narkoqeveria dhe narkoopozita, janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane, e cila u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të ashpra të dhunës.

Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë.

Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri, dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD, përveçse me pengun e Edi Ramës, që quhet Lul Brava.

Kjo është një lëvizje e pandalshme, një betejë që nuk do ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që bëtë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Ata që mendojnë se do mbajnë pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre, gabohen rëndë.

Këta janë populli i referendumit të lirisë, janë qytetarët që kthyen në PD votën e lirsë. Sot shqiptarët panë fytyrën e vërtetë të Lul Pengut, që u mbrojt me gjithë egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës.

Mirënjohje të pakufishme ndaj dhjetëra-mjëra qytetarëve që bënë histori me protestën e tyre. Kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e protestes për liri dhe dinjitet njerëzor, por edhe shoqëror. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë.

Shoqëria shqiptare do të çlirohet nga këta qytetarë të lirë, nga narkoshteti si forma më e shëmtuar e diktaturës. Ju ftoj të vazhdojmë marshimin tonë pa u përkulur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply