Gaz lotsjellës brenda selisë së PD, Berisha: Provokacion i dhunshëm nga Lulzim Pengu

Hidhet gaz lotsjellës brenda selisë së Partisë Demokratike. Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se, ky është një akt kriminal ndaj protestuesve paqësore.

“Ky është provokacion i dhunshëm nga Lulzim Pengu ndaj protestuesve paqësorë. Ky akt provon se ky është një peng”, tha Berisha.

“Kërkon të largojë me gaz dhe dhunë referandarët e lirisë që kanë ardhur më të vendosur se kurrë të përmbarojnë vendimin e tyre historik. Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë për familjarët. I mbyll vetëm pushtetesi e zaptuesi që quhet Lulzim pengu apo Bash brava”, tha Berisha.

“Kan hap vrima në blinda për të hedhur gazin”, shtoi.

About Redaksia

Check Also

Wikipedia: Administrata e Presidentit Trump hoqi përcaktimin non grata për Berishën dhe familjen e tij

“Wikipedia” Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione, si gruaja, djali dhe …

Leave a Reply