Hidhet gaz lotsjellës brenda selisë së Partisë Demokratike. Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se, ky është një akt kriminal ndaj protestuesve paqësore.
“Ky është provokacion i dhunshëm nga Lulzim Pengu ndaj protestuesve paqësorë. Ky akt provon se ky është një peng”, tha Berisha.
“Kërkon të largojë me gaz dhe dhunë referandarët e lirisë që kanë ardhur më të vendosur se kurrë të përmbarojnë vendimin e tyre historik. Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë për familjarët. I mbyll vetëm pushtetesi e zaptuesi që quhet Lulzim pengu apo Bash brava”, tha Berisha.
“Kan hap vrima në blinda për të hedhur gazin”, shtoi.