Kush është krimineli tjetër i shpallur në kërkim që godiste demokratët

Jo vetëm roja i Lulzim Bashës, Astrit Gosturani, por edhe i vëllai i këtij të fundit ka qenë ndër mercenarët e Lulzim Bashës, që ka dhunuar sot barbarisht demokratët te selia blu.

Ylli Gosturani ka hedhur gaz lotjsellës dhe goditur me sende të forta protestuesit te ballkoni i Lulzim Bashës.

SYRI mëson se Ylli Gosturani është person me precedent penal.

Ai është autori i plagosjes me thikë të dy shoferëve të furgonëve të shkollave në Tiranë.

Ngjarje kjo e ndodhur në 3 nëntor 2021.

Gjithashtu, Ylli Gosturani rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge.

Edhe pse ishte shpallur në kërkim policor për therjen me thikë të dy shoferëve, Ylli Gosturani strehohej në selinë e PD, nën garancinë e vëllait të tij ish-gardist dhe Lulzim Bashës.

Ndërsa Policia e Shtetit në vend që të arrestonte mercenarët dhe personat në kërkim që fshiheshin në PD, hodhi gaz lotsjellës dhe dhunoi protestuesit.

About Redaksia2

Check Also

Krimi del jashtë kontrollit, vritet me breshëri plumbash 40-vjeçari në Lezhë

Ekzekutohet në atentat Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt (biznesmenit që u vra …

Leave a Reply