Nishani: Nuk do të lejojmë Edi Ramën të na imponojë Kryetarin e opozitës

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka përforcuar thirrjet e lëshuara sot në oborrin e selisë së PD nga protestuesit se, “pluralizmin nuk e dorëzojmë” dhe se “liria nuk ka çmim”. Në një mesazh në rrjetet sociale, Nishani theksoi se demokratët nuk do të lejojnë që të Edi Rama t’iu imponojë kryetarin e opozitës.

“Edi Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot, pas zhvillimeve të forta në seli. Dhunimi barbar i selisë së Partisë Demokratike dhe i mijëra anëtarëve të saj, mbledhur në selinë e tyre është dhuna ekstreme mbi liritë dhe të drejtat themelore politike të qytetarëve shqiptarë.

Tutori i Lulzim Bashës përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës. Kjo nuk do të pranohet kurrë.

Pluralizmin nuk e dorëzojmë. Tutori i krimit të organizuar dhe shtetit mafioz në Shqipëri nuk do të mund të bëhet dot edhe tutori i opozitës shqiptare. Liria nuk ka çmim”, thekson Nishani.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply