Plagoset një demokrat, Berisha thirrje Bashës: Hiq dorë nga dhuna!

Sulmohen protestuesit demokratë nga zyra e Lulzim Bashës. Raportohet se ka të paktën një të plagosur.

Ata janë sulmuar me gurë dhe me mjete të tjera nga persona të maskuar nga ballkoni i Bashës.

Sali Berisha e ka denoncuar këtë akt. Ai tha se, Basha të heqë dorë nga dhuna dhe të lirojë shtëpinë e lirisë.

“Nga zyra e Lulzim Bashës kanë gjuajtur me gur protestuesin paqësor. Kjo është fytyra e Lulzim Pengut”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Incidenti/ Garda bllokon Spiropalin në Parlament

Elisa Spiropali donte t’i shmangej vëmendjes së mediave të cilat e prisnin te dera kryesore …

Leave a Reply