Artan Hoxha-Mark Markut: T’u vijë turp që godisni demokratët me bishta lopatash

Përplasje dhe tone të larta mes gazetarit Artan Hoxha dhe pedagogut Mark Marku në studion e emisionit “Opinion”.

Ka qenë një fjali e Artan Hoxhës që tha se, Basha mund ta kishte shmangur gjithçka ndodhi në protestë, që ka sjellë reagimin e Mark Markut.

Pjesë nga debati

Artan Hoxha: Nuk u zhgënjeva nga kjo që bëhej, e di që kjo është taktika që vepron gjithmonë Berisha. Zhgënjimi ishte nga Basha. Në protesta të tilla, Berisha është njeriu i aksionit. Basha mund ta shmangte këtë gjë duke dalë nga selia.

Mark Marku: A mundet pak?

Artan Hoxha: Jo një minutë… Një fjali të fundit kam, e mbylla.

Mark Marku: S’kemi ardhur të të dëgjojmë ty se të kishim dëgjuar në shtëpi ne. E paska fajin Basha që sulmojnë ata.

Artan Hoxha: Jo nuk e thashë atë gjë.

Mark Marku: Ju po thoni sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha dhe i sulmoi.

Artan Hoxha: Mark, po më dëgjove thashë tjetër gjë.

Mark Marku: Mos u tallni tani. Ju po harroni gjënë kryesore.

Blendi Fevziu: E doni Hoxhën këtu?

Mark Marku: Jo jo s’ka kuptim kështu se është turp.

Artan Hoxha: O Mark, turp është ajo që i çoni demokratët në këtë derexhe. Ky është turp, dhe t’ju vijë turp që i keni çuar kështu. Që i merrni bishta kazme dhe qëllojnë njëri-tjetrin. Opozita e Shqipërisë dhe del ai me qese domate Kryeministri. Ky është turp dhe duhet t’ju vijë turp që i keni katandisur kështu. Turp është ky që i keni bërë Shqipërisë dhe demokratëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve

Unë informoj gjithashtu se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.