Lul çikorja

Nga Agim XHAFKA

Erdhi plot humor mëngjesi sot. Lul Basha bashkë me shokët e shoqet e tij kishin vendosur që Sali Berisha të përjashtohej nga PD.

Madje përgjithnjë, jo për dy a tre vjet. Ky gaz u bë kombëtar, largoi për ca orë stresin e shqiptarëve që nuk kanë punë, që i mbyt në dru qeveria, që ikin natën edhe ditën, që borxhet u bënë male, që pensionet nuk mjaftojnë për një javë, që trafiku është si ujë i ndenjur makinash, që përmbytjet nuk na ndahen,q ë koncesionet shtohen e shumohen, që droga mbillet, shitet e pihet, që…

Nuk na bënë përshtypje hallet. E qeshura na kaploi. Luli dëboi Saliun. Kaq u desh e nuk mbahet loti i të qeshurës. Lumë, ore, lumë.

Ky Bashë ziu Sali Berishën e di person real. Si psh Gazmend Bardhin apo Grida Dumën. Si Salianjin apo Alibeajn. Si Gjekmarkajn apo Tabakun. Harron që Berisha është më shumë.

Se është frymë, është ajër, është pasion dhe frymëzim për dhjetëra mijëra shqiptarë. Ai gjendet atje te rruga e Kombit, te Rinasi kur i hypim avionit pa viza.

Te sigla NATO, te pragu i anëtarësimit në Evropë. Kudo e ndjen frymën Berisha. Njësoj psh si Dalai Lama për tibetianët, si Mandela për jugafrikanët, si Rugova pér kosovarët. Kush nuk do qeshte në se do lexonte diku se Rugova u përjashtua nga LDK, ose psh që Robert Ndrenika nuk lejohet të hyjë në teatër?!

Paradokset bashiste janë me okë dhe sjellin gajasjen e popullit. Ndërsa ata dhe ato që dalin ekraneve dhe i bëjnë hosana Lulëzimit më sjellin nder mend vitet ‘80. Qeveria komuniste e atëhershme nuk kishte buxhet të blinte ushqime për popullin. Dhe për më keq as ca kv kafe nuk blinte dot.

E ashtu si Luli e gjeti zgjidhjen. Nxori në ekran ca të pafytyrë, por që ishin doktorë, shkrimtarë, juristë, ekonomistë, pedagogë të çirreshin pa u lodhur. Thonin se çikorja, një bimë që rritet e kacaviret shkëmbinjve të maleve, qe ku e ku më e mirë se kafja, madje më e dobishme, më e shëndetshme. Gati sa nuk u mallkua kafja braziliane.

Njësoj edhe pas 40 vjetësh. Lul çikorja thotë, unë o popull edhe pas katër thyerje qafe jam e ardhmja juaj. Ndërsa Berisha edhe pse krijon frymë,edhe pse ngre njerëzit peshë qenka e shkuara.

Lul Çikorja përjashtoi Berishë Kafen. Hahahaha, nuk mbahem dot.

Mëngjesi sot na solli humor me shumicë. T’u shtoftë inati, o Bashë dordoleci!

About Redaksia

Check Also

Kush urren, kë dhe pse?!

Enver Bytyçi Ka plas nje sherr, sipas të cilit presidentja Osmani e “urren” kryeministrin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.