Kryetari i degës së PD trafikant droge, këta ishin mercenarët e Bashës në 8 janar

Nga Ibrahim MORINA

Lulzim Basha e kapërceu vijën e kuqe në 8 janar 2022. Blindimi i dyerve e dritareve të selisë së PD-së, nuk i mjaftoi ndaj edhe mobilizoi kontigjentë të shumtë të krimit për të sulmuar demokratët të cilët nuk kërkonin asgjë më shumë se sa të bëheshin zot të godinës së marrë peng prej tij.

Lulzim Basha ndoshta mendon, pse jo edhe beson, se kriminelët apo trafikantët mund ti rehabilitoi, vetëm pse i ka emëruar kryetarë degësh të PD-së. Por kur vjen puna, as vetë ai nuk e beson se ata janë rehabilituar ndaj edhe i thërret “nën armë”, apo si “mercenarë” (me qenë se e ka fjalë për zemër këtë), për ta ndihmuar në mbajtjen peng të selisë së PD-së.

Dy prej tyre, trafikantë droge, të identifikuar shumë mirë si mercenarë të besuar, ishin edhe më aktivët në sulmin e 8 janarit ndaj demokratëve të shumtë. Ata janë Shezai Sinanaj, kryetari i degës së PD-së së Patosit dhe i biri i tij, Dorian Sinanaj.

Shezai Sinanaj, si kryetar i degës së PD-së së Patosit prej vitit 2018 vazhdon të mahnitë me performancën e tij, jo vetëm Lulzim Bashën (sikurse në foton bashkëngjitur), por gjithë demokratët, pse jo edhe gjithë shqiptarët.

Ndryshimi qëndron te shkaku i mahnitjes.

Ndërsa Lulzim Basha mahnitet nga “oratoria” e kryetarit vendor të PD-së së Patosit (sikurse në foton bashkëngjitur), demokratët dhe shqiptarët mahniten nga “biografia e pasur” e tij edhe me një arrestim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve të kryer në bashkëpunim”. Fjala është për 13 kg Cannabis Sattiva, për të cilat kryedemokrati i Patosit, dhe i biri i tij Doriani, u prangosën në fundtetorin e vitit 2015.

E pra! Kur flet për “llum” në PD apo “mercenarë”, Lulzim Basha sigurisht nuk ka parasysh Shezai Sinanajn…, sepse kush më mirë se ai (Shezai Sinanaj) dhe i biri, “do të luftonin” me aq zjarr në 8 janar 2022, për të shtyrë edhe disa ditë mbajtjen peng të asaj selie…

… Shezaiu (dhe i biri) dhe askush tjetër!

Kush më mirë se ai (Shezai Sinanaj) do të kërcënonte anëtarët e PD në Patos, që të mos firmosin formularin e mbledhjes se Kuvendit Kombëtar të PD-së…?!

… Shezaiu dhe askush tjetër!

Kush më mirë se Shezainjtë do të bënin që Lulzim Basha të besojë se ka mbështetjen e 95 % për qind të demokratëve…?!

… Shezainjtë dhe askush tjetër!

About Redaksia

Check Also

Parlameti italian reagon pas ndërhyrjes së Ramës tek RAI: E pajustifikueshme, Italia…

Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan …

Leave a Reply