E emëruara nga Basha në kryesi pushime në një resort luksoz në Maldive, 441 euro nata/çift

Orjela Nebiaj, e emëruar nga Basha në kryesinë e PD, bën pushimë përrallore në Maldive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, pikërisht pesë ditë më parë, Nebiaj postoi një fotografi ku shfaqej me bikini, nga një plazh idilik.

Në postimin në Instagram, etiketoi si vendodhje një resot në Maldive, ku sipas një kërkimi në Booking, kushton 441 euro nata/çift.

Ditën e protestës, Nebiaj nuk u pa në selinë e PD-së, por pas kthimit nga Maldive, u shfaq në një video të postuar nga zyra e shtypit pranë Lulzim Bashës nga Partia Demokratike.

Mbështetësja e Lulzim Bashës tregoi se vuajti për trazirat që ndodhën më 8 Janar.

Nebiaj punon si gazetare në Top Channel, televizion i Ramës që është vënë në mbështetje të Bashës gjatë kohëve të fundit.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply