Edmond Dantesi tjetër

Jeta. Vdekja dhe ringjallja e Davide Pecorelli. Pasi ka inskenuar vetëvrasjen e tij në Shqipëri, misteriozisht rishfaqet në ishullin e Montecristo, në kërkim të thesarit të shpikur nga Dumas. Vetëquhet guximtar

Ja rrëfimi i tij

Ajo e biznesmenit Davide Pecorelli është aventura e një njeriu të dorëzuar ndaj falimentit, domethënë i vdekur dhe më pas i rishfaqur misteriozisht në distancën e 8 muajve teksa lundronte me një gomone midis ujërave të një ishulli të Mesdheut, në kërkim të një thesari fantazëm, që në planet e tij  do t’i siguronte shpërblimin. “Çdo falsitet është një maskë dhe, për sa e mirë të jetë bërë kjo e fundit, arrihet gjithmonë, me pak vëmendje, ta ndash nga fytyra”. Praktikisht, ndodhia e Pecorelli luan me aforizmën e Alexandre Dumas, këngëtari pa dijeninë e tij i kësaj poeme bashkëhore në kërkim të groteskes, të tragjikes dhe të romantikes. Pikënisja qëndron tek një shprehje, një prej të paktave, në marzhin e një roli që duket sa bindës, aq edhe i shkruar dhe i studiuar. Merr frymë dhe më pas e lë veten të shkojë në një rrëfim: “Thuhet shpesh, jo? Fëmijët dhe familja janë gjëja më e rëndësishme. Thuhet, por për mua nuk ishte vërtet kështu. Për mua vlenin paratë, karriera”. Që është edhe kjo pjesë e romanit? Që është e vërteta? Intereson shija, do të mund të thuhet, kujt dëshiron ta tregojë apo kujt në fakt i pëleqn ideja e imagjinit të një Edmond Dantès të ri, që rilind dhe kalon nga viktimë në hero. Të kuptosh se ku është vija e demarkacionit midis përallës dhe realitetit ka të bëjë në mënyrë më intime kë është braktisur dhe tradhëtuar, fëmijët dhe shoqen e tij, për muaj në pritje të një fjale, të një shenje nga një baba në kërkim të një vlerësimi me çdo kusht. Duket se e sheh, Pecorelli, në aktin e fundit të ngjarjes, përpara dy karabinierëve të rojes së Ishullit të Montecristo që e ndalojnë dhe i kërkojnë shpjegime lidhur me çfarë po bën aty, ku ishte ndaluar edhe vetëm të afroheshe, ne bordin e një varke me një çekan dhe një hartë. “Jam gjeolog. Bile, jo. Kërkoja thesarin e ishullit. Dhe e kam gjetur, për hir të së vërtetës”, përgjigjet qartë. Dhe kështu nis rrëfimi i tij.

Davide Pecorelli, biznesmen 45 vjeçar nga San Giustino, në provincën e Perugia, i martuar për 22 vjet. Ka dy fëmijë nga martesa e parë. Një i tretë 7 vjeçar lind nga nj marrëdhënie me një shqiptare, e nisur pas ndarjes nga gruaja. Ish arbitër futbolli nga seksioni i Arezzo, debuton deri në Serie A si njeriu i IV. E lë karrierën arbitrare (“bota e futbollit është e keqe, mund t’u tregoj mijëra histori absurde”, thotë sot) dhe themelon një skuadër futbolli, Longobarda – “po, vërtet, bashkë me Andrea Roncato”, qesh krenar. Skuadra ka jetë të shkurtër, tamam kohën për të marrë pjesë në “Reality Soccer”, program televiziv në 2012 në Rete Sole, një transmetuese lokal, që duhej të tregonte të gjithë sezonin e skuadrës me shumë telekamera në dhomat e zhveshjes. Pecorelli, shpirt i trazuar, mishëron shumë personazhe qysh menjëherë, përpara se të fillojë gjithçka. Histrionik, fshehurazi narcizist ndoshta, është i tërhequr dhe i magjepsur nga paratë, siç e pranon vetë ai, ndoshta akoma më shumë nga suksesi. Ndryshon gjithçka dhe vendos të investojë 2 milion euro në sektorin e estetikës. Lançon edhe një linjë produktesh për flokë, me emrin Parrucchieri Milano. Ka 45 punëtorë. Jemi një muaj nga fillimi i pandemisë dhe kjo tingëllon si një vendim. “Isha i ekspozuar me bankat për rreth 1 milion euro. Kujtoj ditën ku më është dashur t’i shkarkoj të gjithë në njëherë. Ka qenë e tmerrshme, njerëzit me telefononin në lot”. Por Pecorelli nuk ka zgjedhje dhe duhet të shikohet me kreditorët. Atëhere vendos t’i shesë produktet e tij në Tiranë. “Jam nisur në shtatorin e 2020, kam nisur të studioj gjuhën dhe kam hapur një zyrë në Vlorë”. Por ka një dështim tjetër. “Kam qenë gjithmonë një njeri vital, por në atë moment isha keq, isha i depresuar”. Nuk ishte më Davide Pecorelli dhe janë atëhere që hapet kapitulli i parë i një serie zgjedhjesh jo të mira. E pranon sot, i ulur në divanin e shtëpisë që ishte e prindërve të tij, në komunën e vogël të Selci Lama, afër Città di Castello.

“Në distancën e disa muajve dikur më ka quajtur të përkufizohem me një fjalë. I jam përgjigjur: guximtar. Po e dini se çfarë do të thotë guximtar? Nënkupton të mendosh pa rreziqet që ka prapa”, na thotë teksa braktiset në një të qeshur, thuajse në një gjest vetëmjerimi të detyruar. “Vendosa ta mbyll”, vazhdon Pecorelli duke zgjedhur fjalë tashmë të dëgjuara, thuajse sikur të ishte një hero i konsoliduar i një filmi amerikan të dorës së dytë. Kur flet nuk i përbuz fjalë të ngjashme, të llojit “më kanë kapur” dhe “nuk e dija se cili ishte fati im”. Më një dorë shtron flokët e gjatë që në bashkëcitimin e të qeshurës së mëparshme i kanë rrëshqitur mbi ballë, pastaj vazhdon rrëfimin. “Shkova tek një prift të rrëfehesha, në Shkondër, në prapatokën e Shqipërisë, ku sapo kisha blerë tubin për ta lidhur me makinën që kisha marrë me qira (“doja të përdorja monoksidin e karbonit”, shpjegon në mënyrë më të detajuar). Ishte 5 janari 2021. Prifti fliste italisht. Kur i thashë për qëllimet e mia, mbeti i goditur. “Për t’u vetëvrarë e bën gjithmonë në kohë, por kur e vendos nuk kthehesh më prapa”, më tha”. Ja, pasazhin tjetër Pecorelli e kryen të nesërmen, në shpatin e një mali në afërsitë e Pukës, duke ndjekur udhëzimet e priftit. Aty të dy inskenojnë vdekjen e biznesmenit. “Ka sjellë disa kocka njerëzore, qenë pak, që i kishte marrë pranë një varri të përbashkët, i ka hedhur në makinë bashkë me orën time Jaguar prej 1000 eurosh dhe me iPhone X që e kisha blerë para pak kohësh. Pasi i vumë zjarrin makinës e shtymë poshtë”.

Mëngjesin tjetër, Pecorelli ka nisur tashmë një jetë të re, në kufirin me Malin e Zi dhe, për pasojë, në Bosnje, ku do të jetojë për muajt e ardhshëm në një komunitet katolik afër me Medjugorje. Ndërkohë, autoritetet shqiptare komunikojnë me ato italiane se njeriu është zhdukur dhe se i kanë gjetur efektet e tij personale në makinën e djegur. Kurse mbetjet njerëzore në brendësinë e saj nuk qenë identifikuar. Përafrimi dhe rregulli përzihen pashpjegueshmërisht në mizanskenën e Pecorelli dhe të priftit misterioz, të cilit nuk ka dashur kurrë t’ia zbulojnë identitetin: “Më ka shpëtuar jetën, nuk do t’ia them emrin as nën torturë”. “Isha shumë keq, nuk e dija se cili ishte fati im. Qaja shumë, kisha humbur 20 kilogram. I kaloja ditët duke u lutur, duke pastruar, duke gatuar. Dhe të thuash se nuk shkoja më tej se veza në tigan”, thotë duke qeshur dhe duje treguar kuzhinën në të djathtë të tij. “Është këtu që kam kuptuar kuptimin e vërtetë të jetës”. Po bota jashtë? Po fëmijët e tij? “Nuk i ndiqja lajmet për mua, nuk kisha internet”. Ndërsa Pecorelli jeton si jeton, prokuroria e Grosseto hap një dosje dhe e heton për trafik ndërkombëtar droge, aktivitet i paligjshëm i pëlqyer në Pukë dhe përreth. “Është për të qeshur”, na thotë ai. “Të mendosh që isha i hetuar për trafik droge. Pikërisht unë që në 2019 kisha denoncuar tim bir pse tymoste bar”.

Rrugëtimi i ringjalljes shpirtërore arrin deri në prill, kur ishte zhdukur tashmë prej 3 muajsh. “Isha gati të kthehesha”. Kreu i komunitetit ku ka jetuar e thërret dhe i bën një propozim: “Më shpjegon se është prej 60 vitesh që komuniteti përcjell një sekret. “Ka një gjë që është në Itali dhe që na përket ne”, më thotë. Atëhere nxjerr hartat”. Dhe me shfaqjen e këtyre hartave, të dorëzuara nga një i panjohur abati Faria, që duket se e dëgjon më shumë jehonën e faqeve të “Kontit të Montecristo”. Pecorelli na tregon disa prej këtyre hartave, që i nxjerr nga një si dosje ku mban dokumenta të tjera. “Ja! Ky është Ishulli Montecristo. Këtu kishte 3 arka”. Tregon një copë letër mbi të cilën gjejmë një hartë detare, siç do të ishte e ligjshme të prisje nga kush fantastikonte një roman alla Bernard Moitessier. Në të vërtetë është një imazh i shkarkuar nga Google, me 3 shigjeta që tregojnë po aq kale të ishullit Montecristo: Cala Maestra, Cala Corfù, Cala Fortezza. “Në secilën prej tyre ishte nga një arkë. Ama duhej të stërvitesha dhe të mësoja t’i jepja një gomoneje thuajse 30 milje nga bregu. Një çmenduri”. Por pse ju propozuan një ndërmarrje të ngjashme pikërisht ju? “Nuk e di, ndoshta isha ai që kisha më pak se çfarë të humbisja”, përgjigjet Pecorelli. “Më thanë të shkoja në Vlorë, ku do të merrja leksione nga një njeri që e njihnin. Marrëveshja ishte 50% e thesarit ata dhe 50% unë. E mendova dhe e pranova”. Është kështu që Davide vdes sërish dhe bëhet Cristiano, nuk është më iznesmen i dështuar, por një shkrimtar dhe ka zgjatur flokët. Me të arritur në Vlorë, u thotë të gjithëve se po punon për një libër, një “restyling”– e quan kështu Pecorelli – i “Kontit të Montecristo”.

“Rrëfeja se e kisha zgjedhur atë vend për të marrë frymëzim nga ishulli Sazanit, që është përpara Vlorës”. Aty Cristiano kalon ditët në det, njeh miq të rinj: “Mëngjeset rritja në plazh, pasdite kaloja orët duke u ushtruar me gomonen”. Deri miqësitë e reja që lidhen në det nuk janë kurrë banale. “Qenë muajt e Europianit, kështu që rrinin të gjithë bashkë duke shikuar ndeshjet në maksiekrane. Kështu kam njohur një gazetar të televizionit shqiptar. Mendo që më pyeste nëse do të mund të më intervistonte sapo të përfundoja librin”, kujton Pecorelli midis të qeshurave të kuptueshme prej një nonsensi ironik të ngjashëm. Njeh edhe një ish lojtar shumë të njohur në Shqipëri, Rrapo Taho. “Bile më ka ftuar që të luaj kalçeto me të në Gumenicë”. Cristiano – Davide kalon 4 muaj thuajse të shpenguara, deri sa ka vendpsur se është i gatshëm për ngjarjen. Është 11 shtatori 2021, kur niset në bordin e një autobusi me pelegrinë të ardhur nga Medjugorje dhe në rikthim në Itali. Të nesërmen është tashmë në Romë, por ka nevojë për para për misionin. “Në programet e mia duhej të arrija në Porto Santo Stefano, pastaj në Ishullin Giglio dhe, për pasojë, në Ishullin Montecristo. Më duheshin 5 – 6 net për rë rikuperuar arkat. Kështu që kisha nevojë për para për hotelin dhe për udhëtimin. Kam vendosur atëhere që të tërheq para nga bankomati, duke përdorur kartën e bashkënjësuar të shoqes time. Dy nxjerrje, secila prej 250 eurosh”. Surprizë!

Në çdo noir që respektohet të merret me bankomat dëshirohet të thuhet se kthehet sërish në jetë: “Kisha shumë nevojë për para, shpjegon biznesmeni, shkrimtar i shtirur dhe aventuriet i ri, pse jo edhe i kërkuar nga policia në dy vende. Për të fituar kohë kam veshur maskën e Dalì, atë të “Casa de Papel”, në mënyrë që nga telekamerat nuk kuptohet vërtet se isha vërtet unë ai që bëja marrjet”. Një coup de theatre pas tjetrit, vijmë kështu në Porto Santo Stefano, përballë Ishullit Giglio. “Këtu marr me qira një garazh për 3 muaj ku do të kisha pasur të riparaqisja zjarrfikësat me t’u rikuperuar. Paguaj me para në dorë dhe përpara kohe”. Dy ditë më pas, të dy karabinierët e Ishullit të Montecristo, zonë e mbrojtur dhe e ndaluar nga aksesi dhe navigimi në rreze prej 1 kilometri, ndalojnë Pecorelli teksa i jep një gomoneje në afërsi të bregut. Fillimisht do t’u thotë ushtarakëve mosbesues se është gjeolog: “Po, për këtë kam edhe një kazëm. Quhem Giuseppe Mundo”. Domethënë Davide nuk është më Cristiano. Kishte me vete një dokument identiteti “të një personi që e njihja dhe më detyrohej para kur isha në Selci. Ma kishte lënë si garanci. Kam vendosur t’i ndryshoj foton dhe ja ku e kam”. Por më pas u cedon pyetjeve të karabinierëve, pak të bindur nga historia e gjeologjisë, dhe në fund vendos që të rrëfejë gjithçka. “Kam gjetur thesarin e Ishullit  Montecristo, në mes të shkëmbinjve. Kam parë monedhat e dy arkave”. Ndërkohë ka kaluar një natë në kazermën e vogël të ishullit. Ushtarakët kontaktojnë Viminale dhe Farnesina. Është epilogu.

Garazhi i huazuar nga Davide që shtiret si kristian dhe, së fundi, për Giuseppe, ngjall mjaft interes tek hetuesit pasi as nuk e ka gjetur kurrë, as Pecorelli nuk ka dashur t’ia shpjegojë vendndodhjen. Çelësi i tij me targetën “Garage Porto Santo Stefano” është gjetur nga karabinierët në dhomën e hotelit që kishte marrë në Ishullin Giglio. Bashkë me të ka edhe hartat e Ishullit të Montecristo dhe – ja ku del! – një kopje e romanit të Dumas, “Konti i Montecristo”. Jemi në një metarrëfim ku gjithçka përballet me një saktësi të pafytyrë, thuajse si kompozohet një kuadër, duke e shtrënguar imajginatën tonë në rrëmojë në atë dhomë: çelësat, hartat, libri. Sikur të mos mjaftonte, në dollap gjendet edhe një listë e monedhave që Pecorelli thotë se i ka gjetur në Cala Fortezza e në Cala Corfù dhe që i deklaron prokurorisë se donte t’ia dorëzonte një numizmatiku për t’i vlerësuar. Na tregon edhe këtë inventar, pasi gjithçka është verifikuar, gjithçka është shkruar. Në një fletë të shkruar me penë: “Kontabilitet arka Cala Corfù”. “Pesha totale: 246 kg”. Pason një listë e renditur me kolona me një seri të gjatë numrash. “N. Reperto” dhe, në krah, “N. Pezzo”. Dhe kështu me radhë në tri fleta, një për çdo vend. Në atë të Cala Fortezza, Pecorelli nënvizon: “Totali pjesë të numëruara: 54782”. Prokuroria e Grosseto e investigon tani për zëvendësim personi dhe blerje pronash të vjedhura. Sepse kufiri midis romanit dhe të vërtetës nuk pushon as tani së lehtësuari dhe të bëhet më i koklavitur.

Më 2019, nga muzeumi San Mamiliano në Sovana, afër Grosseto, vidhen 65 monedha ari që i përkasin shekullit të IV dhe të V, në fazën e fundit të Perandorisë Romake të Perëndimit dhe fazës lindëse të Perandorisë Romake të Lindjes. Thesari i San Mamiliano, me vlerë të jashtëzakonshme historike, u zbulua nga arkeologët në 2004 dhe përbëhej nga 500 monedha. Sipas traditës, San Mamiliano, peshkop i Palermos dhe gardian i monedhave, i kishte marrë me vete në Ishullin e Montecristo, ku vdiq më 19 tetor të 460. I përfunduar në rrëfimet e piratëve dhe i përcjellë për shekuj, thonë tani studiuesit se thesari është kërkuar gjithmonë në vendin e gabuar, domethënë në vetë ishullin, midis gërmadhave të manastirit të San Mamiliano. Në realitet, shpjegojnë ata, janë 500 monedhat e gjetura në Sovana thesari i vërtetë i Ishullit Montecristo. Është kështu që Davide Pecorelli ynë është futur midis shekujve të legjendave dhe, sipas hetuesve, ka kërkuar që t’i rishesë ato 65 monedha të vjedhura 3 vite më parë. Shumë dyshime mbesin të pazgjidhura. Sikur edhe Pecorelli të ishte një mashtrues, siç hipotezon prokuroria, çfarë bënte në atë gomone në afërsitë e Ishullit Montecristo? Ishte një mizaneskenë edhe ajo? E përse të sajonte një sasi të ngjashme episodesh surprizuese dhe në kufirin e të pabesueshmes? “Do të ishte vërtet makiavelike!”, përgjigjet Pecorelli me një të qeshur, ndërsa e pyesim që t’i japë një kuptim këtyre 8 muajve të pashpjegueshëm, ku ka prekur fundin në pikën që të vdesë, për t’i rilindur më pas dhe të ndryshojë 3 jetë dhe të rishfaqet nga hiçi, në një plazh në anën tjetër të Mesdheut.

Tani i kushtohet familjes, fëmjëve më së fundi. “Kaloj shumë kohë me ta”. Por kur i ka treguar për gjithçka i ka ndodhur, si kanë reaguar? “Meshkujt e kanë kuptuar, ndërsa vajzës i është dashur më shumë. Kurse shoqja ime në fakt po e rimerr veten vetëm tani nga shoku”. Është e vetëdijshme se nga një moment në tjetrin dikur mund t’i bjerë derës dhe t’i kërkojë për gjithçka ndodhur. Duke filluar nga policia shqiptare, që e investigon për mizanskenën e vdekjes së tij në Pukë dhe që i ka kërkuar ekstradimin. “Eventualisht, jam gati të marr përgjegjësitë e mia, thotë ai, dhe jam gati të shkoj në burg në Shqipëri”. Në këtë jetë të re, Pecorelli ka gjetur punë në sektorin pritës dhe po krijon një shoqatë. Për t’i bërë drejtësi vetë historisë së tij, e ka quajtur Shoqata e Thesarit të Montecristo: thesari është jeta. “Do të merret me ndihmën e të gjithë atyre biznesmenëve që kanë përfunduar në vështirësi ekonomi si unë, shpjegon ajo. Sepse është absurde që për punonjësit të jetë shteti, por për drejtuesit e kompanive në fakt nuk ka asgjë. Do ta prezantoj në pompa magna, do të ketë çudira, do ta shikoni. Kam marrë shumë manifestime konkrete interesi, edhe nga biznesmenë të rëndësishëm që duan të më ndihmojnë. Kam zgjedhur 6 janarin për t’ua paraqitur të gjithëve, përvjetorin e vdekjes time”. Ja atëhere që rrethi mbyllet. Por ju, e pyes më së fundi, e kani lexuar romanin e Dumas? “Jo”, më përgjigjet. “Domethënë, vetëm pasi që ka ndodhur gjithçka dhe duhet ta pranoj se…”. Të qeshura. Ulet sipari.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Sot është një ditë ku të gjithë duhet të marrim një libër në duar!

Bujar LESKAJ Data 23 prill nuk u përzgjodh rastësisht si Dita Botërore e Librit. 408 …

Leave a Reply