Demokratët nuk marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Grigels Muçollari ka reaguar pas videove të shpërndara nga deputeti Lulzim Basha që e akuzon atë për organizator dhunë në protestën e 8 janarit.

Muçollari shkruan në një status në Facebook se deokratët nuk do të marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Ai denoncon dhunën e ushtruar nga njerëzit e Lulzim Bashës ndaj demokratëve.

Ish-Sekretari i FRPD ka një mesazh edhe për deputetin Basha.

“Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty. Po je burrë fito me votë. Në të kundërt blindohu fort”, shkruan Grigels Muçollari.

Postimi

Pengmarrësit e selisë blu, me në krye producentin ekzekutiv Basha, po fabrikojnë prej ditësh një seri videosh qaravitëse në formën e dramatizimeve televizive, ku rrogëtarë e ofiqarë të administratës së PD tregojnë përjetimet emocionale nga protesta e 8 janarit. Në asnjë prej këtyre produksioneve nuk shfaqen qytetarë të lënduar, të dhunuar apo të gjakosur për të mbështetur këtë pretendim.

Në të gjitha materialet filmike të protestës shihet qartë se thyerja e xhamave, hedhja e gazit dhe ushtrimi i dhunës me shkopinj nis nga brenda ndërtesës.

Një video e publikuar dje nga shtabi i gazit, më ka rreshtuar krah emrave të tjerë si organizator i një dhune të paramenduar.

Përpos faktit që qesha me muzikën thriller që kishin përdorur, prita të shihja se ku qëndronte dhuna e shkaktuar prej meje. Hiçgjëkundi.

Unë dhe ata mijëra demokratë protestues nuk marrim leje për të hyrë në shtëpinë tonë.

Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty.

Po je burrë fito me votë.

Në të kundërt blindohu fort.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama s’mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politikë

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me …

Leave a Reply