Jemini: Si e shpëtova PD në ‘97-tën

Jemin Gjana i rreshtuar krah Lulzim Bashës ka qenë një nga njerëzit që ka kërkuar në mbledhjen e Kryesisë përjashtimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të rithemelimit të PD.

Gjana ka deklaruar se, Berisha s’ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori dhe e se njeh mirë. Ai e ka krahasuar situatën me 1997, duke kujtuar se PD ka bërë opozitë me 17 deputetë.

“Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bëjë këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Mbaj mend historinë e 97-ës dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, e ne bëmë opozitë dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3 e asaj që i ndodhi PD-së në 97”, është shprehur Gjana.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply