Këlliçi i përgjigjet Bardhit: Nuk kam paditur njeri për vjedhjen e qenit…

Deputeti i PD, Belind Këlliçi i ka kthyer përgjigje edhe Gazment Bardhit, i cili tha se, “kreut të FRPD-së i është vjedhur një nuskë në zyrë”.

I ftuar në ‘Radari Informativ’, Këlliçi e ka ironizuar Bardhin me një histori të vjetër, ku ai ka paditur një shokun e tij se i ka vjedhur qenin.

Këlliçi: Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar. Edhe nëse më ka humbur ndonjë nuskë, të paktën qeni s’më ka humbur, nuk kam paditur njeri që më ka vjedhur qenin. Ti lëmë banalitetet. Duan ta fusin diskutimin në banalitet. Të gjitha këto çudira që dëgjoni ndodh për shkak se kryetari i shkarkuar i PD… Më mirë që po ndodhin të gjitha këto që të tregohet realitet. Basha refuzon ta zgjidhë krizën me votë.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama, një vasal i shpifur! Turpi i kombit, turpi i Europës!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama është …

Leave a Reply

Your email address will not be published.