Lali Erit edhe jargët i dalin nga ekrani…

Nga Elona CASLLI

Lali Eri është kudo.

Sikur mos mjaftonte shumica e mediave në kryeqytet në shërbim të Lali Erit (si i pëlqen ta thërrasin kryebashkiakun), në kryeqytet në kryqëzimet e semaforëve, janë shtuar edhe ekranë të mëdhenj ku shfaqet Lali Eri. Shkon në punë në mëngjes dhe mbetesh në trafik, ke Lali Erin përballë që ta shfaq Tiranën më të bukur se gjithçka tjetër dhe mbi të gjitha nuk ta shfaq qendrën e masakruar të Tiranës.

Togfjalëshi “European Youth Capital 2022” del nga ekrani, thyen xhamat e makinës, ta mbulon fytyrën, të mbetet në qerpikë, të zbret në gojë, vrapon drejt stomakut dhe të krijon përzierje. Në çastin që do të vjellësh, ndizet semafori.

Vazhdon rrugën e trullosur. Vjen semafori tjetër. Përsëri i njëjti ekran. Kësaj here shfaqet Lali Eri që spërdridhet në ekran në orvatjen e dëshpëruar për të ndjekur ritmin e këngës që është në sfond. Lali Eri buzëqesh.

Jargët e Lali Erit dalin nga ekrani, lajnë rrugët dhe pasqyrat e makinës. Nuk shihet më asgjë. Shtyp butonin që aktivizon fshirëset e xhamave. Një përleshje me fshirëseve të xhamave dhe jargës së Lali Erit. Lufta vazhdon. Ti numëron me zë shifrat e semaforit dhe mezi pret që ai të hapet. Më në fund hapet.

Vazhdon rrugën dhe më në fund mbërrin në punë. Qetësohesh për një çast dhe pastaj mendon rrugën e kthimit në shtëpi. Do të jetë e njëjta torturë.

Post Scriptum- Lali Eri është i pashmangshëm. Lali Eri është kudo.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply