Luli dhe Gazi në Prokurori

Pas ish-kryeministrit, Sali Berisha, dhe deputetit Flamur Noka, ditën e sotme janë thirrur për të dëshmuar në prokurori edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi.

Ata do të pyeten për protestën e 8 Janarit si dhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.

Po ashtu, Basha e Bardhi do të pyeten nga prokurorët dhe për dhunën me mjete të forta si dhe gazin e hedhur nga ana e personave që ndodheshin së bashku me ta në katin e dytë të ndërtesës së PD gjatë kohës që protestuesit tentuan të futen në seli.

Kujtojme që diten e djeshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dëshmoi për me shume se dy orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur prej tij.

Në një dalje për mediat pas dëshmisë, Berisha hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës. Ai u shpreh se kishte dëshmuar para hetuesve se më 8 janar kishin qëndruar bashkë garda dhe kriminelët, njerëz që kanë qenë mercenarë në Siri./Opinion.al

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply