Skandal/ I denoncuari për shitjen e materialeve shkollore, emërohet drejtor shkolle

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka denoncuar në rrjetet sociale skandalin e emërimit si drejtor shkolle të një personi të shkarkuar më parë për shitjen e materialeve të shkollës.

Boçi shkruan se, Hysen Koldashi, u shkarkua nga drejtor i shkollës 9-vjeçare Hilari Klinton Kamëz në Maj 2020, pas publikimit te Fiksit, për shitjen e materialeve të shkollës.

Postimi i deputetit Boçi

Pas emërimit të mësuesit të dënuar për pedofili një tjetër emërim skandaloz vjen nga Ministria e Arsimit.

Koldashi, u shkarkua nga drejtor i shkollës 9-vjeçare Hilari Klinton Kamëz në Maj 2020, pas publikimit te Fiksit, për shitjen e materialeve të shkollës.

Por kjo nuk është konsideruar dhe dje, ish-drejtori i shkarkuar, është emëruar përsëri drejtor.

Tani në shkollën Ahmet Zogu Kamëz.

Mësuesit janë të revoltuar dhe denoncojnë rastin.

Emërimi i personave me precedentë të tillë është bërë tashmë normë.

Mjafton të jenë militantë politikë!

https://youtu.be/iyq20O_uskA

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply