Gazi i Bashës bëhet Gazi i Botës

Gazment Bardhi tha mbrëmjen e sotme se Alfred Rrushaj u largua nga kryetar i grupit parlamentar të PD pasi është infektuar me COVID dhe ndodhet në kushte të rënduara shëndetësore.

Rrushaj u zëvendësua nga Enkelejd Alibeaj dhe lëvizja u njoftua nga deputeti Lulzim Basha. Sipas Bardhit, ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri.

Pse largohet Rrushaj?

Gazment Bardhi: Ka patur dakordësi dhe diskutim mes zotit Rrushaj dhe zotit Basha. Pra, ka qenë vendim i përbashkët i tyre. Të gjitha vendimet që janë propozuar sot në Këshillin Kombëtar, do të kalojnë më pas edhe në grupin parlamentar të PD Dua të shpreh mirënjohjen time për punën e jashtëzakonshme që ka bërë zoti Rushaj në këto momente të vështira për PD. Si kryetar grupi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, edhe pse, njësoj si pjesa dërrmuese e deputetëve, e kishte për herë të parë jeten parlamentare. E ka përballuar në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme.

Pyetje: Por zoti Rrushaj nuk ka qenë i pranishëm për arsye shëndetësore apo jo? 

Gazment Bardhi: Zoti Rrushaj, si një pjesë e kolegëve, për fat të keq, janë në kushte jo të përshtatshme shëndetësore.

Pyetje: Janë me covid? 

Gazment Bardhi: Një pjesë e miqve tanë janë duke kaluar covidin.

Pyetje: Pra, nuk ka një arsyetim tjetër largimi i zotit Rushaj? 

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka asnjë arsyetim tjetër. Kam patur një bisedë me të dy dhe ka qenë një vendimarrje e përbashkët e të dyve.

Pyetje: Nga ana tjetër është propozuar si nënkryetar Kuvendi Agron Gjekmarkaj. Pse Gjekmarkaj? 

Gazment Bardhi: Për shkak se zoti Alibeaj, i cili ishte nënkryetar i Parlamentit, ka kaluar kryetar i grupit parlamentar, është vlerësiar se nënkryetar i Kuvendit të jetë zoti Gjekmarkaj, jo vetëm si demokrat me kontribut të jashtëzakonshëm, por edhe si përfaqësues i botës akademike dhe përfaqësues i komunitetit katolik në Shqipëri.

Pyetje: Zoti Bardhi, nuk e pamë zotin Rushaj të angazhohej në ndonjë krititikë për zotin Berisha, siç kemi parë edhe zotin Alibeaj. Ka të bëjë edhe kjo? 

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka të bëjë. Zoti Rushaj ka patur një pozicion të qartë gjatë gjithë këtij debati të brendshëm në PD. Ka qenë i rreshtuar pëkrah i institucioneve legjitimeve të PD. Ka mbajtur qendrimet e tij mbi vendimet e kryetarit të partisë për pezullimin fillimisht të zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD, duke e konsideruar këtë një vendim të drejtë të kryetarit të PD.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply