Mekeid Selmani, student i gazetarisë, ka folur sot në takimin me demokratët në Shkodër. Tejet i revoltuar, i riu ka numëruar një pas një të gjithë disfatat e Lulzim Bashës dhe bashkëpunimin e tij me Ramën.
Studenti ka shpërthyer në tone të ashpra duke thënë se në 8 Janar, Basha faktoi se nuk është gjë tjetër veçse një peng dhe skllav i atij që mban peng Shqipërinë.
“Nuk ndalet Shqipëria jo. U faktua me 8 janar se ish kryetari jonë nuk ishte gjë tjetër veçse peng dhe skllav i atij që mban peng Shqipërinë”, tha i riu.
“Kush do ta mendonte se do ta kthente PD në bunker dhe do tu hidhte gaz lotsjellës demokratëve. Por a do ta lejojmë ne skllavin të mbajë peng shtëpinë e lirisë? Kurrë jo. Një njeri që për pazare dhe përfitime personale iu hedh gaz anëtareve, godet demokratët”, tha studenti.