Shifrat, si kryebashkiakët e Ramës i mbushën sallën Bashës

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha tashmë ditë pas dite vijon të braktiset nga demokratët.

Në tentativat e tij për të vijuar të mbajë vulën e PD, sot Lulzim Basha ka njoftuar një takim me “demokratët” në Fier.

Por, Lulzim Basha është pritur me protesta nga demokratët e Fierit.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj. Takimi i Lulzim Bashës po mbahet në Teatrin Bylis në Fier, i cili ka kapacitet 520 veta.

Por, pas dështimit të Lulzim Bashës, i cili është braktisur në masë nga demokratët, duket se në ndihmë i ka ardhur “aleati” i tij në Qeveri, kryeministri Edi Rama.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se 150 persona ia ka çuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Rreth 100 persona, Balili i Patosit.

100 persona janë punonjës të Bashkisë së Lushnjes dhe Divjakës.

Ndërsa pjesa tjetër janë punonjës të kompanisë së vellait të Agron Kapllanaj.

Demokratë nuk ka në takimin e Bashës. /CNA.al

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply