Spiuni Milan Kundera

Në Republikën Çeke rritet armiqësia ndaj riatdhesimit të shkrimtarit të arratisur në Francë më 1975: Në Paris kanë informuar qeverinl prosovjetike të Pragës. Si i ri kishte denoncuar një mik që u dënua me 22 vite punë të detyruar në minierat e uraniumit. Polemikat në ’68 me Havelin. Presidenti i ardhshëm e likudoi Kunderën si “viveur intelektual”.

Prej të paktën 20 vitesh Milan Kundera provon ndjenjë melankolike të riatdhesimit, të nostos. Në 2019 i është dhënë shtetësia çeke, që i ishte hequr në 1975. Megjithatë, pavarësisht se ka në atdhe një klimë institucionale të favorshme për rikthimin e tij, ekziston edhe një opinion publik, ndoshta mazhoritar, që ushqen mërira sepse e konsideron një «tradhëtar» jo vetëm pse ka braktisur Çekosllovakinë më 1975, por – siç insinuon një vëllim i trashë biografik i Jan Novák i dalë vitin e kaluar nga shtëpia botuese çeke Argo, “Milan Kundera. eský ivot a doba” (Milan Kundera. Jeta dhe vitet e tij çeke) – edhe pse beson se mund të ketë zhvilluar në Paris një funksion ambig informatori sekret për qeverin prosovjetike mbi jetët e çekëve të tjera të emigruar jashtë vendit.

Teza e Novák, shkak polemikash të zjarrta në atdhe, mbështetet mbi të kaluarën ish komuniste të Konderës dhe mbi skandalin e krijuar në 2008 nga zbulimi i një dokumenti «shqetësues», më pas i rezultuar autentik, që duket se akuzon për «denoncim» shkrimtarin i cili në 1950, në atë kohë 21 vjeçar, rezulton se ka denoncuar një çek i rikthyer në mënyrë klandestine të atdhe në shërbim të perëndimorëve, Miroslav Dvoáek, që u dënua me 22 vjet punë të detyruar në minierat e uraiunimit, duke dalë pas 13 vjetësh, por nën një survejim special.

Në atë kohë Kundera e refuzoi akuzën djegëse, duke deklaruar se bëhej fjalë për një goditje të ulët, një atentat ndaj figurës së tij prej shkrimtari. Për Novák, magjepsa rinore për komunizmin, deri sa të shkruante poezi që himnizonin Stalinin – Kundera nuk ka dashur kurrë që të ribotoheshin, duke konsideruar një gabim trashanik të asaj që quhet «mosha e idilit» – dhe «denoncimi» i supozuar i dalë më 2008 nuk mund të fshihen me një fshirëse po të konsiderosh qëndrimin kritik që shkrimtari mori në favor të një socializmi me fytyrë njeriu. Sipas Novak është vetëm hi syve dhe shprehet i kënaqur që shkrimtari është një ujk që humbet qimen, por jo mjetin.

Është nga këtë pozicione «reformiste» mbi socializmin që duam të nisemi për të analizuar «rastin Kundera». Midis fundit të 1968 – disa muaj pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë – dhe fillimit të 1969 – ndërsa është ende i gjallë emocioni i çekëve për sakrificën e Jan Palach – në disa revista çekosllovake u zhvillua ai që sigurisht qe një prej debateve më të rëndësishme europiane mbi lirinë dhe mbi rolin moral respektivisht totalitarizmit. Protagonistë të debatit: Milan Kundera dhe Václav Havel. Ai që hap refleksionin qe Kundera më 19 dhjetor 1968 tek numri i Krishtlindjes i së përjavshmes së Bashkimit të Shkrimtarëve Çekosllovakë “Literární Listy” me një artikull të titulluar “eský Ud l: Fati çek”.

Në lakonicitetin e tij, titulli dëshmonte për një kontinuitet histori në tragjedinë që populli çekosllovak po përjetonte. Kundera kishte ndërhyrë në debatin që revista kishte hapur në muajt e mëparshëm hyrja në Pragë e trupave të Paktit të Varshavës me artikullin “I vogli dhe i madhi”, në të cilin lexohet: «Më irriton shumë kur dëgjoj të përdoret shprehja e vjetër me krahë: njëlloj për njëlloj. Sepse raporti ynë me Bashkimin Sovjetik nuk ka qenë i kësaj natyre dhe nuk është as sot […] raportet tona jo vetëm që nuk janë raporte të barabarta, por nuk jemi as në gjendje t’i imagjinojmë të tilla».

[…] Ndërsa gjendet në shtëpinë e një miku më 24 gusht, me pushtimin tashmë të ndodhur, Kundera dëgjon të qëllohen disa të shtëna; ka midis duarve një prej teksteve themelore të identitetit kombëtar, atë ku në 1633 emigranti ungjillor Pavel Stránský, duke përballuar çështjen e shtetit çek dhe të dominimit gjerman mbi Bohemi, vëren: «Është edhe sikur të pranohej që perandorët gjermanë kanë ushtruar dhe ushtrojnë sovranitetin më të lartë mbi vendet çeke dhe që çekët e kanë refuzuar bindjen e tyre, perandorët gjermanë nuk duhet të preferojnë kundër njerëzve që kundërshtonin rrugën e fakteve dhe të armëve respektvisht aplikimit të detyruar të së drejtës.

Dhe në fakt duke pranuar se kush rivendikon me dhunë atë që i takon, pa u kujdesur për zbatimin e normave, humbet të gjithë të drejtën që kishte dhe që veç të tjerash nuk i duhet drejtuar presionit ku mund të trajtohet sipas ligjeve».

Por në thelbin e Pranverës së Pragës (e shtypur me tanket sovjetike) del sërish në dritë, argumenton Kundera, çështja e fatit çek, në «tentativën për të krijuar më së fundit (dhe për herë të parë në historinë botërore) një socializëm të privuar nga mbështetja e të plotfuqishmes polici sekrete, me lirinë e fjalës së shkruar e të shtypur, me një opinion publik që dëgjohet dhe me një politikë që mbëshetet mbi të, me një kulturë moderne që zhvillohet lirisht dhe me njerëz më së fundi të lirië nga frika një tentativë me të cilën çekët dhe sllovakët për herë të parë kanë nga fundi i Mesjetës […] janë vendosur sërish në qendër të historisë dhe i kanë drejtuar botës apelin e tyre».

Fjalë padyshim magjepsëse, por sa të veshura me romanticizëm. Në këtë pikë, mund të pritet një pozicion, pa nëse dhe pa ma, kundër pushtimit sovjetik, në fakt Kundera rrëfen: «Por unë refuzoj ta quaj një katastrofë kobmëtare, siç bëhet rëndom sot në opinionin tonë publik, në fakt ankues. Në ndryshim nga opinioni korrent, guxoj të them se ndoshta domethënia e Vjeshtës çekosllovake është deri superiore se domethënia e Pranverës Çekosllovake, ka ndodhur në fakt diçka që askush nuk e priste: politika e re e ka bërë të konfliktin e tmerrshëm se ka çimentuar prapa vetes të gjithë kombin, pasi ishte nga brenda më e fortë nga sa nuk ishte përpara gushtit» duke kultivuar kështu «një shpresë të pafundme për të ardhmen».

Kundera lështon në fund argumentin e tij kundër disfatistëve: «Shpirti çek ka sot dy forma. Në njërën, bëhet një ves që refuzon çdo shpresë dhe miraton të gjitha dëshprimet: është shpirti i të dobëtve i degjeneruar në pesimizëm të pastër e të thjeshtë që përbën klimën ideale për të përgatitur humbjen. Pastaj është edhe shpirti i vërtetë kritik, që di të çmarkojë iluzionet dhe siguritë e supozuara, por ka njëherazi një siguri ekstreme në vetvete, pasi e di se është një forcë, një vlerë, një pushtet mbi të cilën mund të ndërtojë të ardhmen. Kjo ndjenjë kritike, që fillimisht ka ngjallur Pranverën Çekosllovake dhe më pas në Vjeshtë u ka rezistuar sulmeve të gënjeshtrave dhe të iracionaliteti, nuk është pronësi e një elite, por virtyti më i madh i të gjithë kombit».

Pa këtë afirmime të fundit, Václav Havel ndoshta nuk do të kishte rrëmbyer kartë e penë për të replikuar me Kundera, i cili u kishte drejtuar një pyetje të thjeshtë emigratëve çekë jashtë vendit që refuzonin ftesën e drejtuesve komunistë për t’u riatdhesuar, pasi nuk u besonin garancive të ofruara nga regjimi: «Vërtet një qytetar çek nuk është në gjenbdje të rriskojë atë që rrezikon një njeri i shtetit të tij? Vërtet është i aftë të jetojë pa kaluar rreziqe?».

Nëqoftëse mendojmë se vetëm 6 vite pas atyre fjalëve, në 1975, pikërisht Kundera do të emigrojë në Francë pa u kthyer kurrë në atdhe, më shumë se mospërputhja për argumentime të ngjashme do të duhet t’i kompaktësojë retiustencën shumë të dobët që të tjerët i vendosnë regjimit deri sa të përfundojnë në burg apo të vdisnin nga dora e policisë politike, si filozofi i «Charta 77», Jan Patoka.

I takon kështu Havelit. Pasi që gazeta “Host do domu” (Miku në shtëpi) refuzon që t’ia botojë, Haveli nxjerr në shkurt në revistën “Dnesek” dhe në revistën “Tvar” një artikull në përgjigje të Kunderas. Titulli është i njëjti i artikullit të Kunderas, por me një pikëpyetje në fund: Fati çek? Qysh nga tadhët e para kuptohet se do të jetë një kritikë ironike, por edhe e vrullshme ndaj ideve të Kunderas, «atij intelektuali viveur moderueshmlrisht skeptik që ka qenë gjithmonë i prirur të shikojë sidomos difektet tona».

Haveli thekson se përballë ndjenjës së pafuqisë shpirti i çekëve tenton që t’i drejtohet se kaluarës për të shmangur që të marrë pozicione të forta mbi të tashmen. Por kjo, vëren Haveli, dëshmon një mungesë të ndjenjës kritike: «Kur patrioti çek nuk ka mjaftueshëm kurajo (dhe pa kurajë shpirti i vetëm kritik është i pamendueshëm) për ta shikuar në fytyrë të tashmen, mizore, por të hapur [] drejtohet drejt një të kaluare më të mirë, por tashmë të mbyllur, një të kaluare ku të gjithë qenë bashkuar»; por kështu «nga kritika shpëtohet drejt iluzionit». […]

Kritika për Kunderan ritingëllon e fortë dhe e qartë: «Sa është më e lehtë të merret taktikisht një pozicion i mjegullt atendist (i mbrojtur nga një admirim abstrakt për kombin), duke adoptuar një çikë shpirtin kritik kombëtar (atë “pozitiv”), një çikë duke e dënuar (atë “negativ”) dhe, mbi të gjitha, duke mos i djegur etapat që të mund të mbahen të lira duart për çdo eventualitet».

[…]

Havel nënvizon [] se në protestën e gushtit kundër normalizimit sovjetik kishte «diçka shumë më të madhe se disensi i thjeshtë respektivisht ndërhyrjes ushtarake: kishte edhe një lloj referendumi jozyrtar i të gjithë popullit mbi të cilin do të duhej të ishin raportet në vend: ishte premtimi i madh reciprok që nga disa vlera të caktuara nuk do të largohemi kurrë».

Për Havelin «rikthimi në të kaluarën ka kuptim vetëm si apel ndaj aksionit në të tashmen». Dhe ja ridetyron pyetjen Kunderas: a mund të shpresohet në lirinë e fjalës dhe të mbledhjes; në një politikë të hapur e të kontrolluar nga opinioni pulbik dhe në një qeveri realisht demokratike; në një pluralizëm politik ligjor; në një ristrukturim ekonomik, domethënë në një politikë të jashtme sovrane? Pyetje të thjeshta dhe legjitime që të mund të afirmohet se një vend është i aftë të mendojë vetëveten dhe të vetëpërcaktohet. […]

(Botojmë një ekstrakt nga një artikull që do të botohet në “Vita e Pensiero”, dymujore kulturore e Universitetit Katolik të Sacro Cuore, në dalje me 13 janar. Aritkulli, i titulluar “Shrkimtarë midis Lindjes dhe perëndimit nga Haveli tek Kundera”, përshkruan polemikën e ndodhur më 1968 midis presidentit të ardhshëm çek dhe dramaturgut autor i romanit të famshëm “Lehtësia e pazëvendësueshme e të qenit”)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply