Policia, dhunë dhe pranga ndaj banorëve që po u shemben banesat në Tiranë

Shembja e disa banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta mes forcave policore dhe banorëve që po mbrojnë banesat e tyre nga shembja.

Policia ka ushtruar dhunë dhe ka vënë në pranga disa banorë që po mbronin banesat e tyre.

“A mund të na thotë Erion Veliaj se ku i çon këto familje sot? Të na japë përgjigje përmes televizionit, se ne nuk na takon dot,” tha një prej banorëve.

“Nuk preken femrat me dorë, largohu andej,” dëgjohet një zonjë.

Ndërkohë një nga banorët tha se “Erion Veliaj më ka bërë presion të votoj PS-në”.

“Erion Veliaj, ti je një kriminel,” tha një tjetër banor.

“Nëse bëni dhunë me banorët, do ju dalë keq. A doni luftë? Mos na shtyni se luftë do keni,” tha një protestues.

Një nga banoret u shpreh se si pasojnë e mungesës së një marrëveshjeje me bashkinë sot nuk ka ku të qëndrojë.

Pavarësisht kërkesave dhe shkresave të dërguara kreut të bashkisë Tiranë, ata nuk kanë marrë një përgjigje. E moshuara shprehet e indijuar për atë që po ndodh dhe thotë se ky projekt po bëhet për të ndërtuar pallate të cilat do shiten në interes të Veliajt.

“Unë jam jashtë në Hënë sonte, nuk kam ku fle. I kemi thënë Erion Veliaj hajde se nuk të vret kush, hajde na thuaj një rrugë. 30 vjet e la rrugën në baltë. Po këtu do bëhen pallate për tu shitur  për vete se nuk është ngopur me lek. E ka martuar nëna me fiq, ne i kemi bërë me djersë e me dru e me grekun. I them kryeministrit e Erion Veliajt faqja e zezë ju qoftë, turp me polici vjen këtu e na tërheq zvarrë. A kanë nëna, gra e motra? Këta nuk janë burra, këta janë buburreca. Ku do fle unë sonte? Unë nuk i kam marrë lek as Edi Ramës, as Erion Veliajt”.

Dhurata Çupi ishte në mbështetje të banorëve dhe i bëri thirrje policisë së shtetit që të tërhiqej. Sipas saj, ajo që po ndodh është e turpshme dhe e papranueshme dhe Rama me Veliajn duhet të ishin aty duke gjetur zgjidhje me banorët.

“Policia ik, mos mbroni kriminelët. Mos mbroni hajdutët, ikni mos u bëni kriminelë dhe ju,” ishte thirrja e një qytetari tjetër.

Janë 430 banesa të cilat janë parashikuar të shemben.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply