Regjimi ka dalë jashtë kontrollit!

Reagimi i FRPD Vlorë

Kombi në Rrezik!

Regjjmi policor, si fytyra e vërtetë e asaj me ç’ka qeveria-sekt përfaqësohet, zbriti në zonën e 5 Majit në Tiranë, për të shpërngulur me dhunë banorët e asaj zone nga shtëpitë, nga banesat, nga vendbanimi, duke shkelur çdo normë njerëzore, duke e kthyer këtë akt të shëmtuar barbar në një krim të vërtetë ndaj të drejtave dhe lirive të çdo individi!

E dhimbshme teksa sheh banorët e asaj zone teksa shpërngulen dhunshëm nga streha, nga vendbanimi, nga çatia e tyre!

Një realitet i dhimbshëm, realitet që nisi qysh prej 2014, viti që startoi nisjen e shembjes me tritol e fadroma të gjithçkaje që nuk i pëlqente vijës ideologjike të sektit.

Sot, realiteti i asaj ç’ka ndodhi në zonën e 5 Majit në Tiranë, na dhemb të gjthëve si qytetar të këtij vendi, si bashkëkombas, si vëllezër e motra të një shtëpie!

Regjimi ka dalë jashtë kontrollit, dhuna, shembja, korrupsioni janë kryefjala e saj!

Përlotshëm, bashkohemi me kauzën e tyre, me dhimbjen e tyre!

Varfëria, padrejtësitë që po na bëhen çdo ditë, rrënojat e atyre shtëpive dhe gjithë banesave të shembura dhimbshëm këto 8 vjet anembanë Shqipërisë, do të jenë si mallkimi që do e perndjeki sektin!

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply