Berisha: Pengu Basha më ka kërkuar koalicion me Ramën, e kam refuzuar në mënyrë kategorike!

Lideri historik i PD, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Drejt” në RTV Ora, foli mbi situatën ku ndodhet Partia që themeloi, por edhe për çështje të nxehta të aktualitetit politik.

Berisha tha se, Basha nuk firmos dot kandidatura për shkak se është shkarkuar nga detyra.

Sali Berisha: Eshtë shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se, nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni.

Ai e cilësoi Bashën si deputetin më të inkriminuar dhe kukull të Edi Ramës.

Sali Berisha: Ka patur parime, të cilat ai i dinte se po t’i shkelte, unë nuk i pranoja. Një nga këto ishte koalicioni me Edi Ramën. Mua më është kërkuar një gjë e tillë dhe kam refuzuar në mënyrë kategorike.

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply