Krimi makabër në Kuçovë, si u vra dhe u hodh në kanal 64-vjeçarja

Një krim makabër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës, ku 58-vjeçari Fetah Marra vrau dhe hodhi në kanal fqinjën e tij. Shkak besohet një borxh që autori i kishte viktimës.

Viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze.

Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply