Rama dhe Basha, kandidatura konsensuale, zgjedhje me emërime!

Bledi KASMI
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur sot se komisionet e numërimit të votave do të përbëhen nga komisionerët e Ramës dhe Bashës, ndërsa LSI do të ketë vetëm një komisioner. Kjo nënkupton se vendimet me shumicë do të merren nga binomi Rama-Basha në zgjedhje.
Duke qenë se Rama dhe Basha janë tashmë në një aleancë mes tyre është e kuptueshme se po synohet të shkohet drejt zgjedhjeve me emërime sipas parimit Stalinist se nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron.
Rama ka lënë të kuptohet se do ti hapë rrugën Bashës në zgjedhjet e 6 marsit duke i dhënë një dorë, dhe për këtë ai kërkon që kandidaturat e Bashës të marrin më parë edhe miratimin e tij. Pra, do të kemi kandidatura konsensuale mes Ramës dhe Bashës.
KQZ po përgatit aktin final të vrasjes së pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe një akt i pastër destabilizues.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply