Demokratët e Korçës, e kanë pritur me protesta, kryetarin e shkarkuar të PD-së Lulzim Bashën. Me pankarta në duar, demokratët e Korçës, kanë kërkuar largimin e deputetit Lulzim Basha, të cilin e quajtën tradhtar.
Demokratët e Korçës, kanë shpërthyer në akuza edhe ndaj deputetit Ervin Salianji ndërsa denoncuan faktin se Basha e ka mbushur sërish sallen, me qytetarë që kanë ardhur nga rrethet e tjera.
Mbështetësit e Bashës, kryesisht doganierë të Devollit, kanë ushtruar dhunë, ndaj mbështetesve të Partisë Demokratike.
Protesta paqesore është kthyer në një arenë e beteje, pasi mercenarët e Bashës, goditën me gure, demokratët.
Si në të gjitha takimit, Lulzim Basha, u mbrojt me policinë e Edi Ramës.
Forcat e policisë së Korçës dhe ato Shqiponja, u vënë në dispozicion të mbrojtjes së Lulzim Bashës, i cili e ka të pamundur t’i takojë demokratët, pa ndihmën e uniformave blu.

Gazeta RD