Lulzim Brava i trembet përballjes me demokratët, hyn fshehurazi në resortin e preferuar të padronit të tij

Anëtarja e Komisionitë të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, Mimoza Hajdarmataj shkruan në një postim në Facebook se, Lulzim Brava i trembet përballjes me demokratët dhe hyn fshehurazi restoranteve të preferuara të padronit të tij, Edi Rama.

Ajo shkruan më tej se, sado që të tentojë të fshihet apo të ruhet me policët e Pengmarrësit, përballjes me demokratët nuk i shpëton dot…

Postimi i plotë

Lulzim Brava i trembet përballjes me demokratët dhe hyn fshehurazi restoranteve të preferuara të padronit të tij, Edi Rama.

Sot, një grup demokratësh, nga ata të vërtetët, donin ti dilnin përpara Pengut të Ramës, Lulzim Brava. Por siç i ka hije, të fshihet e të mos përballet me realitetin, zgjodhi të hynte fshehurazi te “Xibraku”, duke zgjedhur një hyrje të pasme, nga ana e Varrezave të Dëshmorëve, andej nga ku veç “shteti” mund ta fuste.

Por sado që të tentojë të fshihet apo të ruhet me policët e Pengmarrësit, përballjes me demokratët nuk i shpëton dot…

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply