Bardh Spahia fitues i primareve, do të jetë kandidat për Bashkinë Shkodër

Fituesi i primareve për bashkinë e Shkodrës është Bardh Spahia. Ai mori 1011 vota në total, kurse Astrit Bushati 202 në total.

Spahia do kandidojë për kryetar bashkie në Shkodër.

Bardh Spahia iu ka bërë thirrje demokratëve dhe shkodranëve që t’i kthejnë fytyrën e vërtetë Shkodrës.

“Iu bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve shkodranë që të më votojnë, për ndryshim të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Do bëjmë ndryshimet e shumëpritura në Shkodër e në mbarë vendin.

Të rinj dhe të moshuar të bashkohen me ne, për të ndryshuar realitetin e krijuar nga qeveria e sotme”, tha Bardhi.

Fituesi i primareve për bashkinë e Durrësit

Fituesi i primareve në Durrës është shpallur Ardian Muka me 1162 vota. Për Mukën kanë votuar 1162 vota dhe rreth 300 për Gjipalin.

Kush ishte në garë

Durrës
Ardian Muka, inxhinier urbanist
Silvja Gjepali, IT

Fituesi i primareve për bashkinë e Dibrës

Në Dibër është fitues Premtim Kryemadhi me 424 vota.

Kush ishte në garë

Behar Dema, ekonomist
Dafina Muda, psikologe
Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Fituesi i primareve për bashkinë e Lushnjes

Elton Bano ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në bashkinë e Lushnjes.

Avokati Elton Bano do të garojë për këtë forcë politike në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është shpallur më i votuari në primaret e kësaj të diele.

Elton Bano ka marrë 671 vota.

Kanditatët e tjerë janë votuar si më poshtë:

Arben Zaimi, 240 vota
Erion Iljazi, 49 vota
Indrit Qerimi, 92 vota

Pjesëmarrja e anëtarësisë së PD në primaret e Lushnjes ka qenë ndër më të lartat.

Nga 1920 anëtarë që ka dega e PD në Lushnje, sot votuan 1056 prej tyre.

Fituesi i primareve të PD për Bashkinë e Vorës

Me 277 vota, Lulzim Vrana është shpallur fitues i primareve të Komisionit të Rithemelimit të PD në Bashkinë e Vorës.

Kandidati tjetër në garë, Luan Beta ka marrë 55 vota.

Lulzim Vrana do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Fituesi i primareve për bashkinë e Rrogozhinës

Komisioni Vendor i Votimit dhe Numërimit shpall rezultatin e primareve në Rrogozhinë.

Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i primareve të PD dhe do të garojë në 6 mars për kryetar bashkie.

Kandidatët e tjerë në këtë garë kanë marrë:

Eqerem Deliu, 23 vota

Hajrulla Tafa, 3 vota

Sokol Gosa, 70 vota

Vladimir Manushi, 7 vota

2 vota të pavlefshme

Në total, kanë marrë pjesë në këtë proces 316 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply