Ndjenja e rreshtimit rus në Ukrainë dhe kapacitetet ushtarake të Moskës

Intervistë me Pietro Batacchi

Në këto javë, rreziku i një lufte në Europën Lindore, duket i lartë. Lëvizjet e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas, por edhe në Bjellorusi dhe në Krime, shtyjnë që të mendohet se Moska po përgatitet të kryejë një operacion ushtarak kundër fqinjit të tij perëndimor. Ekspertët dhe analistët ushtarakë e të gjithë botës pyesin se cilat janë qëllimet reale të Putinit në Ukrainë dhe mbi kapacitetin efektiv e forcave të Moskës për të kryer një operacion ushtarak me shkallë të gjerë kundër Kievit. Për të provuar që të bëjmë qartësi mbi këto pikëpyetje, i jemi drejtuar Doktor Pietro Batacchi, ekspert i çështjeve ushtarake dhe drejtor i Revistës Italian Difesa, botimit lider të sektorit në Itali.

Drejtor, çfarë mendoni për situatën aktuale? Besoni se Rusia mendon realisht të kryejë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Ukrainë?

Tendencialisht do të thoja jo. Nuk besoj se Rusia synon të imbarkohet në një operacion të kësaj natyre. Besoj se aksionet në të cilat po asistojmë janë për t’u interpretuar më shumë si një ushtrim të diplomacisë koercitive, domethënë nga një diplomaci e forcuar nga kërcënimi i përdorimit të forcës. Edhe pse objektivat e Rusisë janë të qarta – Moska synon që ta rindërtojë influencën e tij në fqinjin e afërt, për sa e mundur – nuk besoj se këta mund të justifikojnë sot të justifikojnë një pushtim të fqinjit të tij perëndimor. Jam ndoshta i vetmi që e them, por besoj se se veprimi i Kremlinit është i prirur që të të shmangë pikërisht skenarin e kundërt me atë që hipotezohet sot. Po flas për një aksion të mundshëm ushtarak nga ana e Ukrainës për të rimarrë Donjeckun dhe zonat nën kontrollin e separatistëve të Donbasit. Moska dëshiron ta shmangë këtë tentativë. Sikur të më duhej të bëja një bast, do të synoja për këtë hipotezë të dytë.

Përtej vullnetit ose jo për t’u imbarkuar në këtë lloj ndërmarrjeje, i disponon Rusia kapacitetet për të kryer një operacion në shkallë të gjerë në Ukrainë

Absolutisht që po. Moska i ka kapacitetet dhe forcat për ta bërë. Rusia ka rreshtuar në kufi rreth 100000 njerëz, ndoshta më shumë, dhe padyshim që mund të bëjë një aksion për të marrë të paktën një fetë të territorit ukrainas, për ta zgjeruar kushinetën që përfaqësohet sot nga zonat e Donbasit nën kontrollin e separatistëve prorusë dhe kundërshtari nuk do t’i kishte kapacitetet për ta kundërshtuar me efikasitet një aksion të kësaj natyre nga ana e Kremlinit.

Në verën e 2014 dhe në dimrin e 2015 forcat ruse kanë kryer dy ofensiva të rëndësishme në Ukrainë. Më pas, në 2015, kanë ndërhyrë në Siri, në mbështetje të regjimit të al Assad. Sa kanë influencuar këtë përvoja në forcat tokësore ruse? Ka ndryshuar shumë komponentja tokësore e Moskës gjatë këtyre viteve?

Në realitet nuk ka ndryshuar shumë. Doktrina e forcave tokësore ruse është gjithmonë e njëjta. Pastaj, sidomos në Siri, rolin e protagonistit e kanë luajtur komponentja ajrore dhe ajo detare, ndërsa forcat tokësore kanë luajtur një rol më të vogël. Qartazi një konflikt ukrainas do të ishte shumë ndryshe respektivisht atij sirian. Më shumë, ai do të ishte pabesueshmërisht shumë më i ngjashëm me skenarin gjeorgjian të 2008. Respektivisht kësaj, komponentja tokësore ruse ka zgjidhur probleme të ndryshme dhe ka bërë një hap të rëndësishëm përpara.

Cilat probleme i është dashur të zgjidhë?

Bëhet fjalë sidomos për nivelin e efikasitetoit të disa mjeteve dhe disa sistemeve. Megjithëse ka përfaqësuar një revolucion në kuptimin e vërtetë të fjalës – komponentja tokësore ruse është ende në pjesën më të madhe e ndërtuar nga sisteme të trashëguara nga lufta sovjetike – modernizimi i inauguruar pas zgjedhjeve të 2008 ka sjellë përmirësime të konsiderueshme tek forcat tokësore ruse. Përvoja e luftës gjeorgjiane kanë mundësuar më pas të pimirësohet kapacitete të konsiderueshme, si Komanda dhe Kontrolli. Duke filluar nga ai vit e prapa, janë bërë përparime të mëdha në frontin e luftës elektronike dhe kibernetike, dy aspekte që mund të kenë një fushë ekspresioni edhe në kuadër të një konflikti në shkallë të gjerë në Ukrainë. Në këto dy sektorë Rusia rezulton superiore jo vetëm karshi Ukrainës, por edhe shumë forcave të armatosura perëndimore.

Shumë vëzhgues dhe komentatorë të marrëdhënieve ndërkombëtare shpesh nuk e nënvlerësojnë entitetin e kërcënimit rus, duke nënvizuar inferioritetin e Moskës në dimensionin ekonomik dhe demografik.

Këto diskutime bëheshin në kohërat e Luftës së Dytë Botërore dhe e kemi fjalë si ka përfunduar. Rusia disponon disa instrumenta që i mundësojnë të luajnë në planin ndërkombëtar në rol shumë më superior se ajo që praktikisht është pesha e saj ekonomike dhe demografike. Faktorët e vërtetë të fuqisë së Rusisë janë disponueshmëria e resurseve energjitike, gazi in primis, dhe zgjerimi gjeografik, që i garanton thellësinë strategjike. Pastaj është arsenali bërthamor – mbi të cilin Moska po vazhdon të investojë që t’u mundësojë modernizimin – të cilit i asociojmë statusin e anëtarit të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB. Këta elementë i mundësojnë Rusisë të luajë një rol fuqie të dorës së parë. Shtoj më pas se ky vend mund të mbështetet akoma sot mbi një klasë drejtuese ende me vlerë, një lidership me ide shumë të qarta dhe e aftë të alokojë resurset për arritjen e objektivave që përkufizohen. Të mos harrojmë se ndërhyrja ruse në Siri, për shembull, ka ndryshuar fatet e luftës dhe ka synuar regjimin e al Assad, që ishte një hap nga rënia. Rusia luan njël rol të fortë edhe në Libi, sidomos falë kontraktorëve të saj dhe po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishme edhe në realitete të tjera të kontinentit afrikan. Pastaj, respektivisht me Perëndimin, Moska ka treguar se ka një raport me përdorimin e forcës më pak preokupues respektivisht me atë që kemi në Perëndim, gjë që i mundëson të bëjë një përdorim më aktiv dhe më asertiv të forcave të saj të armatosura. Nuk mund të nënvlerësohet ky vend.

Lidhur me raportin me përdorimin e forcës, sa vlen mbështetja e opinionit publik rus në zgjedhjen e përdorimit të instrumentit ushtarak? Shumë vëzhgues mendojnë se opinioni publik nuk do të lejonte një ndërhyrje masive në Ukrainë.  

Nuk besoj në këtë teori. Opinioni publik rus, sidomos kur bëhet fjalë për një fushatë ushtarake fitimtare, e ka zakon që shtrëngohet përreth lidershipit politik. Konsideratat mbi bazën e të cilave këto teori përqëndrohen besueshmërisht mbi përvojën sovjetike në Afganistan. Sikur të ishte kështu, do të ishin të pabaza. Ajo e kryer në atë vend në mesin e viteve ‘80 ishte në fakt një fushatë dështake që tërhiqej prej kohësh pa rezultat dhe që po shkaktonte një numër të lartë humbjesh forcave sovjetike. Ajo që mund të paraqitej sot do të ishte në fakt një konflikt afatshkurtër me objektiva të kufizuar dhe të përmbajtur.

Praktikisht, ndërhyrja në Siri në 2015, për më tepër e ndodhur në një moment ku Rusia dergjej në kushte ekonomike më të këqija respektivisht këtyre aktualeve, nuk më duket se pengohet veçanërisht nga opinioni publik.

E përsëris, popullsia ruse ka një raport shumë ndryshe me përdorimin e forcës respektivisht me atë që njohim në Perëndim. Sidomos nëse ndërhyrja çon në rezultate konkrete, popullsia nuk rreshtohet kundër këtyre inciativave.

Le të vijmë tek Ukraina. Kievi ka filluar të marrë mbështetje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 2014. Në 2017, Uashingtoni ka filluar të furnizojë forcat ukrainase me armë vdekjeprurëse, duke u dërguar edhe disa qindra raketa antitanke. Në këto javë pastaj, përveç Shteteve të Bashkuara, vende të tjera perëndimore kanë filluar t’i dërgojnë material ushtarak Ukrainës. Sa vlejnë këto furnizime? Mund ta bëjnë diferencën në terren?

Ato që Kievi ka marrë dhe po merr janë furnizime që do ta kishin peshën e tyre në terren. Në veçanti kur bëhet fjalë për raketat antitanke Javelin, që janë sisteme arme të besueshme, efikase dhe mund të keni një impakt negativ për forcat e korracuara ruse. Qartazi që ky nuk është një lloj mbështetjeje të tillë sa të mund ta riekuilibrojë situatën në terren. Bëhet fjalë për një mbështetje me nivel të ulët. Duhet interpretuar më shumë si një mesazh politik ndaj një aktori që do të donte të hynte në NATO, por që sot, për motive të ndryshme – midis të cilave, përveç qëndrimit rus, janë përfshirë edhe nivele të mëdha korrupsioni dhe joefikasitete të instrumentit ushtarak – nuk mund të shpresojë të hyjë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane furnizojnë këtë mbështetje për t’i treguar afërsi Kievit, por përtej nuk mund të shtyhen.

Por forcat e armatosura ukrainase nga 2014 janë përmirësuar. Konflikti në Donbas, në zhvillim prej tashmë 8 vitesh, i ka mundësuar forcave të Kievit të fitojnë një përvojë të qëndrueshme.

Po, konflikti në Ukrainë ka përfaqësuar me siguri për forcat ukrainase një palestër të rëndësishme. Ato kanë siguruar rezultate të mira në fushë, falë edhe forcave të tyre paraushtarake. Ama rezultatet nuk kanë qenë edhe kaq pozitive. Separatistët prorusë, falë mbështetjes së Moskës, kanë arritur të pushtojnë një pjesë të mirë të Donbasit, me zona shumë të rëndësishme si ato qytetit të Donjeckut.

Lufta që është luftuar dhe që po luftohet ende në Donbas duket si i ngjan një lufte llogoresh. Çfarë lloj lufte është?

Në thelb është një luftë simetrike. E dhëna empirike tregon se rebelët prorusë dhe forcat ukrainase janë ndeshur duke përdorur armë dhe sisteme armësh tradicionale. Nga ky këndvështrim është një luftë shumë konvencionale, megjithëse e asistuar nga një përdorim masiv i njësive paraushtarake. Një konflikt eventual si ai që kemi hipotezuar do të ishte akoma më shumë.

Do ta bënin rusët një luftë manovër në Ukrainë?

Pikërisht. Ultësirat e pamata ukrainase i paraqiten mirë formacioneve të korracuara ruse. Lufta e Dytë Botërore na e ka mësuar mirë.

Së fundi, le të vijmë tek Europa. Si shpjegohet qëndrimi gjerman? Është i bashkuar Bashkimi Europian mbi çështjen?

Qëndrimi gjerman shpjegohet shumë lehtësisht nëse mbahet parasysh fakti që Berlini varet shumë fort nga furnizimet me gazin rus për të garantuar furnizimin e nevojshëm energjitik të vendit. Sidomos në dimër, kjo varësi bëhet akoma edhe më e rëndësishme. Për sa i përket Bashkimit Europian në përgjithësi, të mos harrojmë se ka vende të ndryshme të Bashkimit Europian që kanë raporte të tipit tregëtar shumë të forta me Rusinë, midis tyre edhe Italia.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply