Lufta e ftohtë ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë

Nën shenjën e Doktrinës Truman

Rikthim në Perëndim

Është reduktive të supozosh se në çshtjet ndërkombëtare shtetet i maksimalizojnë interesat e tyre të orientuara nga zgjedhje thjesht racionale dhe objektive. Njëlloj, atribuimi i racionalitetit sjelljes ekonomike shpjego vetëm çerekun e aksioneve ekonomike të rëndësishme. Pjesa tjetër, siç sugjeronte Keynes, drejtohet nga “animal spirits”, domethënë nga qasja e individëve për të qenë të orientuar nga një sistem i qëndrueshëm personal vlerash, me lëvizje jo thjesht racionale besimi tek e ardhmja dhe besimi kundrejt aktorëve të tjerë ekonomikë. Më 12 mars 1947, përpara dhomave të përbashkëta të Kongresit të mbledhura në seancë të përbashkët, presidenti Truman mbajti diskutimin që lidhte ruajtjen e Shteteve të Bashkuara, e vlerave dhe lirisë së tyre me çka po ndodhte në skenarin ndërkombëtar dhe, në mënyrë të veçantë, në tensionet në Greqi e në Turqi, duke riafirmuar vlerën e lidhjes midis lirisë, progresit dhe zhvillimit. Kufijtë e botës bipolare qenë hedhur: në të kundërtën ndodheshin vetëm vlerat e totalitarizmit, konfliktit dhe mjerimi. Doktrina Truman dizajnonte një “hartë morale globale” duke e lidhur shpresën dhe të ardhmen me postulatet e lirisë dhe me objektivat e internacionalizmit amerikan.

Një vit më parë, më 9 shkurt 1946, Stalini kishte mbajtur diskutimin e tij më të rëndësishëm nga mbarimi i luftës duke pohuar se Bashkimi Sovjetik duhej të kthehej në një politikë të fortë zhvillimi ekonomik, duke synuar në pesëvjeçarët e ardhshëm mbi industrinë e rëndë. Sipas “Telegramit të Gjatë” të njohur i dërguar nga Washington nga George F. Kennan, i cili ndodhej në Moskë si chargé d’affaires, Kremlini kishte qëllime të rrezikshme ekspansioniste. Objektivat sovjetike shkon përtej kufijve të fiksuar në Konferencën e Jaltës nga tri liderët e mëdhenj – Shtetet e Bashkuara, Britani e Madhe dhe Bashkim Sovjetik – dhe, për pasojë, duhej të frenoheshin. Megjithatë, nga dokumentat e arkivave rusë të hapura pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991 del se patjetër Stalin kishte ambicie kontrolli territorial që i përkisnin dikur Rusisë Cariste (për shembull, drejt Iranit e Ngushticës së Dardaneleve dhe asaj të Bosforit) dhe vullnetin politik e konsolidimit të pushtetit sovjetik mbi territoret e pushtuara në Europn Lindore. Veç kësaj, ai e drejtonte veç të tjerash qëllimin e manipulimit e partive të mëdha komuniste për ta reduktuar influencën amerikane në Europë. Por Stalini vështirë se do ta provokonte një luftë me Shtetet e Bashkuara duke e pushtuar Europën perëndimore. Prandaj, më shumë se ndaj qëllimeve reale të Kremlinit, ndryshimeve të perspektivës të imponuara nga antagonizmi me Bashkimin Europian, doktrina Truman qe në bazën e një impenjimi atlantiko – perëndimr të projektuar në një vizion bipolar të botës nëpërmjet një politike të jashtme aktive, ndërhyrëse dhe të kushtueshme si ajo e frenimit.

Në fillimin e 1947 Italia ndodhej në një situatë ekonomike pa rrugëdalje. Në këto kushte, të mbaruara ndihmat amerikane e UNRRA (United Nations Relief and Rehabilitation Administration) dhe me një prodhim industrial stanjant, nuk mbeti gjë tjetër veç t’u bëhej apel Shteteve të Bashkuara. Qe ky objektivi i udhëtimit që De Gasperi ndërmori më 3 janar 1947 drejt Amerikës. Gjatë vizitës, De Gasperi pati bisedime veç të tjerëve me Dean Acheson, nënsekretar Shteti për Çështjet Politike, dhe me William L. Clayton, nënsekretar Shteti pr ato Ekonomike, duke diskutuar për kreditë që i duheshin akorduar Italisë dhe çështje të ndryshme me natyrë tregëtare. Sipas dëshmisë së vetë De Gasperi, Truman u tregua besimplotë dhe i interesuar për Italinë. Faktikisht, huaja 100 milion dollarëshe e Export-Import Bank, që kishte qenë edhe arësyeja kryesore e udhëtimit të tij, u dha. Duhet kujtuar se amerikanët, duke filluar nga Roosevelt, e kishin parë me mosbesim lindjen e Demokracisë Kristiane, parti që e quante veten popullore, katolike dhe që mbështetej nga Vatikani. Ama qysh nga ai moment raportet përmirësohen dhe shpejt Italia do të bëhej e rëndësishme dhe strategjike plr politikën amerikane në Mesdhe.

Basti i De Gasperi qe që ta fuste në mënyrë të qëndrueshme vendin në rreshtimin politik – ushtarak dhe të aleancave perëndimore. Prandaj ishte e nevojshme të ishe koherent me zgjedhjet dhe imazhin e lidershipit që kishte treguar në udhëtimin e tij në Uashington dhe mbi të cilin demokracitë fituese të luftës mund të mbështeteshin. Kthesa u paralajmërua në marsin e 1947, kur Italia, e para midis vendeve të mundura, u pranua në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Dy muaj më vonë, më 31 maj 1947, i jepej fund përvojës se qeverisjes me partitë e majta. Më 6 qershor Luigi Einaudi, i thirrurpër dikasterin e Bilancit, emërohej zëvendëskryeministër në qeverinë e katërt De Gasperi. Kështu, nevoja italiane u ndesh me idenë amerikane se përdorimi më i mirë i resurseve amerikane mund të ndodhte me ridimensionimin e influencës social – komunistë në qeveri. Midis korrikut dhe tetorit Einaudi miraton një manovër komplekse monetare për ta bllokuar inflacionin. Politika deflatuese dhe kreditimi i reduktuar mundësuan stabilizimin e këmbimeve të jashtme, që redispononte futjen e Italisë në ekonominë europiane. Eksportet u rigjallëruan me shpejtësi, duke kompensuar kapacitetet e reduktuar absorbuese e tregut të brendshëm, ndërsa tendenca e ekuilibrit e bilancit të pagesave konsolidohej, e ndihmuar edhe nga remitancat e emigrantëve. Manovra e Einaudi hasi një vlerësim të përgjithshëm, por mbesnin të pazgjidhura nyje themelore të riekuilibrimit të shoqërisë e të ekonomisë italiane, i papunësia e lartë, zvogëlimi i rrogave dhe të ardhurave, prapambetja e shumë zonve të vendit, të gjithë faktorë paqëndrueshmërie sociale dhe politike që e preokuponin aleatin amerikan.

Presidenti amerikan Truman, që kishte hequr dorë nga sigurimi i një trajtimi të privilegjuar për Italinë gjatë traktativave të paqes për shkak të kundërshtimit të Stalinit, hezitoi që ta konsideronte rastin italian si meritor për vëmendje të veçanta deri në fillimin e 1949, kur u zgjidhën nyjet më të rëndësishme politike për krijimin e Aleancës Atlantike. Kjo fazë përbën një gurthemeli për Italinë, që falë impenjimit të ministrit të jashtëm Carlo Sforza për rikthimin në rreshtimin politiko – ushtarak të Perëndimit, i favorizuar edhe nga krijimi i një hapjeje diplomatike me Francën, filloi të rishfaqet nga inekzistenca politike dhe arriti të integrohet në skemat europiane dhe në atë atlantike. Pas fitores elektorale të Demokristianëve në prillin e 1948 dhe formimin e qeverisë së pestë De Gasperi, u rilidhën raportet e shkëmbimit me Bashkimin Sovjetik. Ministri i Tregëtisë së Jashtme Ugo La Malfa do të udhëhiqte misionin tregëtar në Moskë. Më 28 korrik Sforza informoi Uashingtonin për traktativat e afërta. Delegacioni diskutoi kushtet për një marrëveshje të re me Moskën nga 16 gushti deri më 11 dhjetor 1948, ditë në të cilën u firmos Traktati i Tregëtisë dhe i Lundrimit, që sikur të kishte pasur zbatim të plotë e të rregullt, do ta rendiste Bashkimin Sovjetik në vendin e tretë në raportet tregëtare me vendin tonë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Argjentinës. Megjithatë aderimi i Italisë në Paktin Atlantik i komplikoi raportet midis Romës e Moskës, duke shkaktuar reagimin e Bashkimit Sovjetik kundër pranimit të Italisë në Kombet e Bashkuara. Edhe pse tensionet me Bashkimin Sovjetik u thelluan gjatë vitit 1952, kjo nuk e pengoi rinovimin e Marrëveshjes Tregëtare Italo – Sovjetike për të një periudhë pesëvjeçare.

Qysh nga viti 1946, të reduktuara eksportet e mallrave ushqimore, Italia ishte orientuar drejt eksportit me kuota në rritje të prodhimeve me një ndryshim në shpërndarjen gjeografike në favor të Europës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara, të rritura nga 15.7% i 1938 në 22.9% i 1946. Në situatën e pasigurisë së periudhës menjëherë paslufte kishte qenë Banca d’Italia, e drejtuar nga Luigi Einaudi, ajo që kishte orientuar politikën ekonomike të vendit. Rigjallërimi i eksporteve u favorizua nga zhvlerësimi i monedhës. Në janarin e 1946, në regjim kontrolli të këmbimeve nga ana e qeverisë italiane, lireta humbi 225% të vlerës së saj ndaj dollarit. Liberalizimi i pjesshëm i këmbimeve, që u mundësonte eksportuesve të dispononin 50% të valutave të huaja të siguruara në pagesë, prodhoi një zhvlerësim shtesë në favor të eksportit, duke kontribuar në ekspansionin e këmbimeve me vendet perëndimore me valutë të fortë. Kjo tendencë u fuqizua në vitet në vazhdim, aq sa në dyvjeçarin 1949 – 1950 kuota e këmbimeve me zonën e dollarit qe rreth dyfishi i asaj me zonën e stërlinës.

Po vinte duke u rudhur në fakt pesha e Europës Qendrore e Lindore, sa si treg çfryrës, aq edhe si burim furnizimesh. Përpara lufte, 36% e eksportit italian shkonte drejt Gjermanisë dhe Europës Lindore, por ishte reduktua në 11% më 1948. Shtetet e Bashkuara e kishin rritur tejmase rëndësinë e tyre si furnizues. Vlera në përqindje e importeve nga Shtetet e Bahskuara rritej nga 14.8% më 1936 në 37.6% më 1948; ajo e importeve nga Bashkimi Sovjetik rrudhej nga 2.6% më 1936 në 0.3% më 1948. Në të njëjtën periudhë, vlera në përqindje e eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara kalonte nga 9.9% më 1936 në 8.9% më 1948; ajo drejt Bashkimit Sovjetik nga 0.2 në 0.3%. Krijimi i Ministrisë Tregëtisë me Jashtë, e bërë me dekretin mbretëror të 16 janarit 1946, i kishte dhënë përgjigje edhe shtytjeve të Departamentit të Shtetit për të favorizuar një organizim më efikas të këmbimeve.

Presidenti i ri i Confindustria, armatori xhenovez Angelo Costa, kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas udhëtimit të De Gasperi dhe gjatë vizitës së tij, e zgjatur nga 11 janari më 13 shkurt, kishte takuar drejtues të ndryshëm industrialë. Costa, Valletta dhe disa eksponentë të botës së biznesit bankar qenë prej kohësh në kontakt me Henry Tasca, këshilltarin e fuqishëm ekonomik për çështjet ekonomike të ambasadës amerikane. Ata e dinin mirë se nga përtejoqeanit pritej një vepër e prekshme lidhur me rishëndoshjen në anën financiare, si edhe masa konkrete kundër forcimit të inflacionit. Por, sië Costa kishte theksuar në shumë raste, mbivlerësimi i liretës e penalizonze prodhimin kombëtar dhe vetëm eksportet mund të shërbenin si mjet shtytës edhe për tregun e brendshëm, siç theksonin prej kohësh përfaqësuesit e industrisë tekstike dhe të mekanikës së lehtë.

Megjithatë, shkëmbimet ekonomike midis dy brigjeve të Atlantikut pengoheshin nga barriera proteksioniste dhe standarde konsumi të ndryshme. Më 29 nëntor 1949 dy shoqata të rëndësishme tregëtare amerikane, National Retail Dry Goods Association dhe Association of Buying Offices, i prezantuan Paul G. Hoffman, drejtor i Economic Cooperation Administration (ECA), një raport me listën e 400 produkteve europiane që eksportuesit mund t’i hidhnin në tregun amerikan nëpërmjet Department Stores. Raporti, i mbështetur me kërkesën e vetë Hoffman, duhej të jepte një “demonstrim të qartë dhe të prerë, për vendet europiane, se organizimi ekonomik amerikan ishte i gatshëm të bashkëpunonte mirë me përpjekjet e rirregullimit ekonomik”.

E ndarë me vende prodhuese, lista përmbante specifikime dhe indikacione të sakta lidhur me sasinë, periudhën më të përshtatshme të tregut, modele, ngjyra të preferuara dhe cilësi, çmime me pakicë. Lista kishte të bënte me mallrat që mund të importoheshin e shiteshin në sasira të konsiderueshme. Blerësit amerikanë nuk përjashtonin për këtë mundësinë e importimit, përveç mallrave ushqimore, verërave dhe lojërave, edhe të shumë kategorive të artikujve të luksit që nuk qenë listuar, por mbesnin objekt kërkese të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara. Përveçse nga Italia, furnizimet do të vinin nga Belgjika, Franca, Gjermania Perëndimore, Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia. Problemi i intensifikimit të shkëmbimeve midis të dy brigjeve të Atlantikut sigurisht që nuk mund të zgjidhej me listimin e thjeshtë e mallrave të shitshme në tregun amerikan. Për pasojë blerësit i kërkonin qeverisë federale rishikimin e procedurave mjaft të komplikuara doganore, eliminimin e kontrollit mbi shkëmbimet, rritjen e sasisë dhe të cilësisë të prodhimit europian. Mungesa e informacioneve përbënte në fakt një prej pengesave më të rëndësishme, për tejkalimin e të cilës blerësit ofroheshin të kontribuonin falë njohjes së drejtëpërdrejtë të tregut amerikan.

Funksione dhe mit i Planit Marshall

Më 2 shkurt 1948 ambasadori amerikan në Romë James Dunn dhe ministri i jashtëm Sforza nënshkruan një Traktat 10 vjeçar Miqësie dhe Tregëtie midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë. Një muaj e gjysmë më pas, më 20 mars, Sekretari i Shtetit George Marshall referii me dërgimin Italisë e disa miliona dollarëve nga fillimi i vitit. Edhe pse European Recovery Program (ERP) nuk ishte miratuar ende përfundimisht nga Kongresi, në Uashington vendosën që t’ia shpejtojnë njoftimin në pritje të zgjedhjeve politike vendimtare të prillit 1948. Faktikisht, në vitin e parë të operacioneve, nga korriku 1948 deri më korrikun 1949, ERP përfaqësoi për Italinë 5.3% të PBB, 2.4% për Britaninë e Madhe, 6.5% për Francën dhe 2.9% për Gjermaninë Perëndimore. Ndihmat qenë vendimtare për rilindjen europiane, si prej lëndëve të para, e produkteve që vinin nga Amerika, ashtu edhe pse penguan një deficit në dollarë për t’i blerë ato. Pas luftës kushtet ekonomiko – sociale qenë të vështira, si në Itali, ashtu edhe në shumë zona të Kontinentit të Vjetër. Në disa vende po procedohej me shtetëzimin e sektorëve të tërë industrialë dhe Europa Veriore dukej se po shikonte me dyshim nga biznesi privat. Në këtë kontekst, i nisur në prillin e 1948 dhe i përfunduar në qershorin e 1952, ERP duhej të stimulonte rritjen dhe tregëtinë ndërkombëtare dhe duhej të ishte një bastion kundër komunizmit. Ideale dhe stil jetese amerikan u përhapën me një fushatë publicitare që favorizoi mitin e Planit Marshall. Megjithatë, ndihmat u shprndanë me këste. Ato duhej të fitonin në një farë mënyre me një sjellje të mirë politike dhe ekonimike. Amerikanët lanë të kuptohej qartë se pjesëmarrja e komunistëve në qeveri, si në rastin e Francës dhe të Italisë, do t’i pengonte financimet. Prandaj modeli amerikan ishte bërë i vetmi i disponueshëm dhe i pranishëm për t’ju përgjigjur krizës së pasLuftës së Dytë Botërore dhe modernizuar Europën. Por ERP, bashkë me një lumë dollarësh, i sillte europianëve edhe një barrë të rëndë novatore në raportet kontinentale dhe transatlantike.

Plani Marshall përfaqësoi etapën e parë e ndërtimit të komunitetit ë ideve, të lidhjeve ekonomike e të sigurisë midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara, duke krijuar në krijimin e Perëndimit paslufte. Me ERP, objektivat e Luftës së Ftohtë nuk qenë vetëm rreshtimet ushtarake dhe kontrolli territorial, por edhe supremacia e modelit ekonomik. Hegjemonia e shihte zgjedhjen e kapitalizmit dhe kusht të lirisë e të integrimit të nevojave kombëtare në një strukturë organizmash mbikombëtarë, një dhomë e vërtetë kompensimi e disekuilibrave të brendshëm dhe rajonalë. Plani Marshall qe shumë më tepër se një program ndihmash ekonomike dhe pati një efekt katalizues ndaj projektit të integrimit europian. Në Itali, huatë ERP u dhanë mundësi 358 bizneseve të rinovonin impiante dhe makineri industriale. Midis këtyre qenë edhe kompani të mëdha private, si FIAT e Edison dhe bizneset publike të IRI. Ndihmat jo vetëm siguruar karburant dhe lëndë të para, por bënë të mundshëm krijimin e një fondi në lireta, që brenda qershorit 1951, arriti në 664 miliard. Sipas marrëveshjes së dorës vetë me qeverinë amerikane, duhej të shpenzohej për të promovuar stabilitetin financiar në Itali, të stimulohej prodhimi dhe tregëtia e jashtme, të kërkonte resurse të reja energjitik, të reduktohej borxhi kombëtar. Megjithatë, vullneti amerikan për ta bërë Planin Marshall si rastin e reformimit dhe modernizimit me shpejtësi dhe në thellësi u ndesh me politikën e ruajtjes së matur të klasës drejtuese italiane.

Me krizën koreane e verës 1950, Shtetet e Bashkuara ju bënë modifikime të thella nw orientimet e politikës ekonomike, deri më atëhere në pjesën më të madhe, deri më atëhere kryesisht liberistë. Brenda pak muajsh u kthye në një ekonomi lufte, duke rivendosur kontrollet mbi shkëmbimet, kredinë, konsumin dhe çmimt. Uashingtoni hartoi një bilanv që i katërfishonte shpenzimet për mbrojtjen. Duheshin të përmbaheshin kostot e strategjisë së “frenimit” në Amerikë e në Europë, garantuar mjetet për përballimin e luftërave eventuale lokale dhe të siguronin superioritetin e produktiv të impenjuar për garantimin e mjeteve për përballimin e luftërave lokale eventuale dhe siguruar superioritetin e Shteteve të Bashkuara në planin strategjik. Prandaj ishte e nevojshme të forcohej e të zhvillohej aparati shkencor e prodhues i impenjuar në industrinë e mbrojtjes  dhe karvanuar investime masive publike për të forcuar eknominë kombëtare. Forcimi politik dhe ekonomik i aleatëve, strategjik për kontinentin, implikonte riarmatimin atlantik dhe financimet në rritje për mbrojtjen edhe nga ana e qeverive europiane.

Në Itali kërkesat amerkane u pranuan pjesërisht nga qeveria De Gasperi, e cila më 1951 miratoi një alokim shtesë respektivisht atij të miratuar tashmë një vit më parë për mbrojtjen. U rilançua edhe tema e produktivitetit, që do të duhet të ripërcaktonte marrëdhëniet industriale dhe të shkaktonte një rritje të standardeve të jetës të punëtorëve, sipas modelit kontraktual të përtejoqeanit. Më 1951 ECA, e cila kishte menaxhuar shfrytëzimin e fondeve ERP, transformohet në Mutual Security Agency (MSA), që ripropozoi objektivin e modernizimit produktivist të Europës Perëndimore. Në Itali programet amerikane të produktivitetit u zëvendësuan me bindje nga Adriano Olivetti, president i kompanise familjare elektromekanike, dhe nga Vittorio Valletta, president i FIAT, që lidhën një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në programimin e përgatitjes së menaxherëve, duke i dhënë jetë përvojës së Institutit të Studimeve të Larta për Organizimin Biznesor. Por në qendër të modelit të ri të mass production ishte industria shtetërore me impiantin Finsider në Cornigliano, i ndërtuar me financimet ECA. Qenë të shumta edhe bizneset e vogla e të mesme (si CANDY, protagoniste e “mrekullisë ekonomike” për elektroshtëpijaket), që në linjë me tendencat produktiviste të importuara nga Amerika, rinovuan makineritë dhe azhurnuan moetoda prodhuese.

(nga libri “La guerra fredda economica. Italia e Stati Uniti (1947-1989)” i autores Adriana Castagnoli)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply