Kokalari: LSI ishte e vetmja parti që bëri opozitë dhe luftoi Ramën para 25 Prillit

Aktivisten Evi Kokalari shprehet se, në kushtet aktuale dalja në koalicion me LSI-në është zgjidhja më e mirë për të djathtën e vërtetë.

Kokalari thotë se, në zgjedhjet e 25 prillit, kjo forcë politike ishte e vetmja opozitë, siç treguan faktet më vonë. PD, sipas Kokalarit hyri në këto zgjedhje me një kryetar që i sabotoi ato.

Megjithëse është kundër koalicioneve, Kokalari thotë se ato do mund të shmangen vetëm kur të zhvillohen zgjedhje të lira dhe primare nga të gjitha forcat politike.

“Për transparencë. Personalisht jam kundër koalicioneve sepse jam kundër idesë së shumë partive ne përgjithësi. Jam gjithnjë pro dy partive bazë, të cilat mund të kenë fraksionet e tyre brenda për brenda. Dua ta shoh PD-në konservatore të zgjerohet dhe të fuqizohet deri në pikën që të jetë një mazhorancë e fortë dhe e pakorruptueshme.

Por jemi larg nga ky qëllim dhe Rama është një pengesë që duhet marrë seriozisht, sidomos tashti që ka kapur çdo institucion përveç Presidencës. Në fakt LSI ishte e vetmja parti që bëri opozitë dhe luftoj Ramën para 25 Prillit, pa e ditur që armikun e kishin brenda – Lulzim Bashën.

Luftrat i fitojnë strategët. Presidenca & LSI janë të vetmet që njohin të njëjtët armiq si ne: Bashën & Ramën. Për këtë arsye më duket që ky koalicion vetëm na forcon, dhe në asnjë mënyrë nuk ndryshon parimet konservatore të PDsë.

Kur të arrijmë në pikën që të kemi zgjedhje të lira, të pakorruptuara dhe të gjitha partitë të fusin primaret, do keni mundësi të votoni çdo individ në bazë të meritave dhe parimeve dhe nuk ka pse t’ju trëmb as LSI dhe as PS. Është kaq e thjeshtë! Por ndërkohë të mos luftojmë veten bazuar thjeshtë në parime, sepse kemi nevojë për një strategji të fortë”, thotë Kokalari në një reagim në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply