Shembja e banesave/ Berisha: Kreu i Meduzës dhe oligarkët e Lul Bravës janë bashkuar prej ryshfetit

Lideri historik i PD, Sali Berisha mori fjalën në Kuvend për të mbrojtur banorët që po protestojnë kundër prishjes së banesave.

Berisha tha se, ata po mashtrohen në mënyrë skandaloze, pasi bashkia dhe qeveria nuk u ofron kontratë apo marrëveshje, por vetëm një vetëdeklarim.

“Vetëdeklarimi është një mekanizëm i turpshëm mashtrimi që përdoret ndaj tyre, që qeveria i trajton si armiq. Sillet ndaj tyre sikur është pushtuese. Sillet ndaj tyre duke dhunuar Kushtetutën, ligjet dhe të drejtën e posedimit.

Dua të sqaroj edhe njëherë qytetarët shqiptarë. Janë dhjetëra zona të zhvilluara në Tiranë nga ndërtuesit, por nuk kemi pasur protesta individuale ndaj tyre, sepse kanë ofruar kontrata dhe marrëveshje paraprake.

Qeveria nuk u ofron marrëveshje sepse do të vjedhë mbi trullin e tyre.

Ishin në plan të ndërtoheshin ndërtesa 7-katëshe, janë bërë 35-katëshe dhe prapë nuk ngopen duke vjedhur qytetarët.

Ky është një akt i turpshëm, në të cilin kreu i Meduzës dhe oligarkët e Lul Bravës janë bashkuar prej ryshfetit.

Ky parlament duhet të shkrihet, nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Franc Nuri: Votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit të përcaktuar me ligj, nuk do të njihen

Deklarata e përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ, Franc Nuri: Të gjitha këto shqetësime janë …

Leave a Reply