Shqipëria protektoriat krimi/ Berisha-Spiropalit: Recitimet për Skënderbushin të rikthejnë më shpejt në doganë

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është drerjtuar Spiropalit të Ramës se, “recitimet për Skënderbushin të rikthejnë më shpejt në doganë”. Berisha tha se, Shqipërinë protektorat krimi e shndërroi klani Rama.

“Recitimet për Skënderbushin e rikthejnë më shpejt në doganë se sa analizat bajate politike këtu në Parlament. Shqipërinë në protektoriat krimi e shndërroi kreu i Meduzës me lidhjet e tij, Edi Rama dhe klani Rama.

Gjithçka ndodh, të gjitha fijet e krimit në këtë vend, më të tmerrshmet se në çdo vend tjetër, të krahasueshme me Beogradin, kanë vetëm një krye dhe ky është Edi Rama. A është rastësi emërimi i Nallbatit në pikën kufitare të Durrësit. A është rastësi këshilltari i ministri i larguar për implikime në drogë. Për sa i përket hapjes së negociatave, BE i bllokoi për këto standarde”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …

Leave a Reply