Spahia: Qytetarët shkodranë do bëjnë diferencën me votë, duke treguar se kush janë opozitarët e vërtetë të kësaj qeverie

Kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se, “Shtëpia e Lirisë” do arrijë fitore të padiskutueshme në Shkodër.

Spahia thekson se të gjithë demokratët e Shkodrës do të votojnë “Shtëpinë e Lirisë” sepse e dinë se idealet demokratike janë pikërisht në këtë koalicion.

“Në Shkodër, fitorja do jetë e padiskutuar e Shtëpisë së Lirisë. Shifrat flasin që fitorja do jetë absolutisht e “Shtëpisë së Lirisë”. Sa i përket rivalit, objektivi kryesor do jetë fitorja mbi Edi Ramën. Ne e kemi garën ndaj Ramës dhe përfaqësuesve të kësaj maxhorance, fitorja do jetë shumë bindëse. Primaret janë realizuar nën dritën e kamerave, jo vetëm lokale, por edhe kombëtare si Syri, që kanë qenë non stop në lidhje direkte, ku janë shprehur me votë të fshehtë për kandidatin e tyre për Bashkinë e Shkodrës.

PD nuk është sigël, PD është frymë e ideale, PD është e përbërë nga demokratë, anëtarësi dhe mbështetës. Shkodranët e dinë se kush përfaqëson PD-në. PD nuk është logo, logo është teknitalitet, qytetarët shkodranë do bëjnë diferencën me votë, duke treguar se kush janë opozitarët e vërtetë të kësaj qeverie”, deklaroi Spahia.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply