Meta: Basha gënjen edhe kur fle gjumë!

Në emisionin “Frontline”, presidenti Ilir Meta that se Basha eshte kryetari i Rilindjes blu. “Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal, sepse lider ai nuk mund të bëhet kurrë. Është një njeri që gënjen për orën por që gënjen dhe në gjumë. Është një politikan që ëndërron për të marr një vizë.

Lulzim Basha është kryetari i Rilindjes Blu, që çfarë i fusin në gojë e nxjerr nga goja. jë njeri (Lulzim Basha) që e shikon partinë si plaçkë nuk mund të ketë një qasje tjetër. Se po të ishte ndryshe do të kishte bërë primaret që kishte premtuar. Kështu është kur gënjen gjatë gjithë kohës, vjen një ditë që bëhesh qesharak dhe kthehesh në meme.

Çështjet në demokraci zgjidhen vetëm me votë dhe vetëm me dorëheqje! Jap doreheqjen nga keshillat miqesore dhe shoqerore per Lulzim Bashen. Atij nuk i ka ngelur me asnje gram moral”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply