Presidenca Biden nuk ecën sipas parashikimit

Joe Biden ka qenë zëvendëspresident i Barack Obama. Sekretarja e Thesarit të Biden, Janet Yellen, kishte qenë zgjedhja e Obama për të drejtuar Federal Reserve, bankën qendrore amerikane. Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Biden, Brian Deese, ka qenë zëvendësdrejtor i Obama. Shefi i kabinetit të Biden, Ron Klain, ka qenë edhe shef kabineti për dy vitet e para të administratës  Obama dhe më pas këshilltari i tij kryesor për luftën kundër virusit Ebola. E kështu me radhë. Fytyra dhe emra familjarë mund të harrohen kur administratat demokratike janë të ndryshme midis tyre. Problemet me të cilat ndeshet Biden janë të kundërta me ato të Obama: i pari u desh të përbaëëej me një krizë oferte, i dyti është dashur të përballet me një krizë kërkese.

Për vite çdo bisedë e imja me ekonomistët e presidencës Obama ka pasur në qendër nevojën për të bindur punëdhënësit që të punësonin dhe konsumatorët që të shpenzojnë. Stimuli ekonomik i 2009 qe tejet i dobët dhe, anipse është shmangur një depresion i dytë i madh, Shtetet e Bashkuara janë zhytur në një rigjallërim dhimbshmërisht të ngadaltë. Demokratët e kanë bërë dhuratë këtë leksion gjatë pandemisë. I janë përgjigjur krizës me një impakt fiskal të fortë, duke bashkëpunuar me administratën Trump në miratimin e Cares Act prej 2200 miliard dollarësh për subvencionet e papunësisë, duke i shtuar American Rescue Plan prej 1900 miliard dollarësh, një ligj mbi infrastrukturat prej 1000 miliardësh dhe, së fundi, propozimet e ndryshme të ndodhura në planin Build Back Better mbi prioritetet sociale dhe mjedisore. Demokratët kanë preferuar rreziqet e një ngrohjeje ekonomike – për shembull, inflacionin – ndaj kërcënimit të një papunësie masive.

“Duam të arrijmë atë që ekonomistët e quajnë punësim të plotë”, ka deklaruar Biden në muajin maj. “Nuk duam që punëtorët të konkurrojnë njëri me tjetrin për pak punësime të disponueshme, por punëdhënësit që konkurrojnë midis tyre për të tërhequr krahun e punës”. Fakti që ia kanë arritur është sekreti më i mirëruajtur i Uashingtonit. Një vit më parë analistët parashikonin një papunësi të afërt me 6% në semestrin e fundit të 2021. Kurse ka zbritur në 3.9% në dhjetor, shtyrë nga rënia e madhe vjetore e papunësisë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Rrogat janë të larta, kompanitë lindin njëra pas tjetrës dhe varfëria ka zbritur në nivelet e përpara pandemisë. Nga marsi 2020 amerikanët kanë kursyer të paktën 2000 miliard dollarë më shumë se parashikimi dhe kjo nuk nënkupton vetëm që të pasurit janë pasuruar më shumë se parashikimi: një studim i JPMorgan Chase ka zbuluar se në korrikun e 2021 saldoja mestare e kontove korrente të familjeve ka qenë më 50% më e lartë respektivisht viteve përpara pandemisë.

Është e lehtë të imagjinohet rigjallërimi i zbehtë që ne amerikanët do të kishim pasur sikur të qenë përsëritur gabimet e 2009 dhe të 2010. Në vend i jemi përgjigjur pandemisë me një energji fiskale të jashtëzakonshme, ndoshta të tepruar. Kemi luftuar kundër reçisionit dhe kemi fituar. Problemet që kemi nuk duhet të fshehin rezultatet pozitive dhe ndonjë problem, efektivisht, e kemi. Inflacioni mbi bazë vjetore është ngritur në 7%, maksimumi prej dekadash, dhe varianti omicron i virusit të shkakton Covid-19 ka treguar se administrata Biden nuk ishte e përgatitur, nuk ka faj për variantin e rij, por për pakësinë e testimeve dhe përmirësimet në fushën e maskave dhe të ventilimit.

Bisedat e mia me ekonomistët e administratës Biden janë shumë të ndryshme nga ato të pasura me ato gjatë administratës Obama, edhe kur personat janë të njëjtit. Sot biseda përqëndrohet mbi atë që ekonomia mund të prodhojë dhe sa shpejt mund të dorëzohet. Ka nevojë që kompanitë që prodhojnë më shumë, ta bëjnë me më shumë shpejtësi. Ka nevojë për shumë chipa për të prodhuar automobila dhe kompjuterë. Duhen porte për të pritur më shumë mallra; duhet që Pfizer të prodhojë më shumë pilula antivirale; që ekspedicionerët të punësojnë më shumë kamionistë dhe shkollat të azhurnojnë sistemet e tyre të ventilimit. Disa prej këtyre problemeve janë pasqyra e sukseseve të administratës Biden. Pavarësisht të gjitha diskutimeve mbi krizat e furnizimeve dhe të shpërndarjes, një pjesë e mirë e vonesave dhe e mangësive është rezultat i një kërkese papritmas të lartë, jo e difekteve të imponuara prodhimit nga pandemia. Zinxhirat prodhues janë ndërtuar për të garantuar që mallrat që sipas kompanive do të konsumohen në të ardhmen dhe pritjet qenë të ulta për 2021: pjesërisht pse analistët mendoninin se kërkesa do të zbriste në virtyt të rënies së punësimit dhe të rrogave; pjesërisht sepse askush nuk priste një përgjigje fiskale kaq të fortë dhe pjesërisht pse nuk konsiderohet që njerëzit, duke mos mundur të dilnin për darka jashtë apo të shkonin në kinema, do të blenin më shumë gjëra. Shpenzimi i përgjithshëm ka vazhduar tendencat përpara pandemisë, por tipi i blerjeve ka ndryshuar: në shtatorin e 2021, amerikanët kanë blerë 18% më shumë të mira materiale respektivisht shkurtit të 2020.

Tani administrata Biden frikësohet se mos problemet e saj të ofertës kotësohen nga sukseset e kërkesës. Kohët e fundit Biden ka ngritur gishtin kundër kujt dëshiron uljen e çmimeve dhe, njëherazi, të mos rrisë rrogat. “Nëse sot çmimet e automobilave janë tepër të lartë, ekzistojnë dy zgjidhje”, ka thënë Biden. “O të rritet oferta e automobilave duke prodhuar më shumë, ose të reduktohet kërkesa për to, duke i bërë amerikanët më të varfër. Është kjo zgjedhja. Të besosh ose jo, ka shumë persona që preferojnë kërkesën e dytë”. Ka të drejtë, por bëhet fjalë për një betejë konkrete, jo vetëm ideologjike dhe Shtëpia e Bardhë po bën gabime. Administrata vuan nga menaxhimi i keq i furnizimeve të lidhura me Covid-19. Ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme në muajt e parë, duke përmbytur vendin me vaksina, por që nuk janë instrumenti i vetëm për ruajtjen e shëndetit publik. American Rescue Plan parashikonte rreth 20 miliard dollarë për shpërndarjen e vaksinave, rreth 5 miliard për rritjen e testeve dhe akoma më shumë për të përshtatur klasat në mënyrë që mësuesit dhe nxënësit të ndjeheshin të sigurtë. Ku kanë përfunduar këto para? Nëse amerikanët do të ndjeheshin më të mbrojtur, mund edhe të blinin shërbimet në vend të objekteve. Dhe nëse kompanitë mund të testonin dhe të mbronin krahun e tyre të punës në mënyrë më efikase, mund të prodhonin më shumë dhe të dorëzonin më shpejt. Por administrata Biden nuk është futur përfundimisht në rolin e saj të planifikuesit ekonomik. Kur në dhjetor zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, është pyetur për mungesat e testimeve, ajo është përgjigjur: “Çfarë duhet të bëjmë, të dërgojmë nga një për shtëpi?”. Replika malinje e Psaki shpejt është bërë politika e Biden. Administrata ka lançuar një uebsajt ku çdo familje mund të kërkojë 4 testime falas. Është një fillim i mirë, por asgjë më shumë. Sepse që testet e shpejta të funksionojnë, njerëzit duhet t’i bëjnë në mënyrë konstante, por duke parë se administrata nuk e ka krijuar furnizimin me testime për të cilat kishte nevojë muaj më parë, nuk ka mjaftueshëm sa për të blerë. Një prej motiveve të këtij mossuksesi është paaftësia e Agjencisë për Ushqimet dhe Barnat (FDA) për të miratuar shumë prej testimeve tashmë të shitura në Europë.

E njëjta gjë vlen edhe për maskat. Çdo amerikan do t’i duhet të mund të tërheqë një sasi të pakufzuar maskash N95 (të ngjashme me FFP2 europiane) në pdo zyrë postare, bibliotekë apo sportel motorizimi civil. Në vend të kësaj njerëzit blejnë fallso në Amazon apo veshin ato prej materiali që janë shumë më pak efikase. Administrata Biden po bind që të furnizohen maskat, por duhet bërë më shumë. Çfarë mund të thoni për ventilimin? Por çfarë ka për rritjen dhe përshpejtimin në prodhimin e vaksinave të nevojshme për të mbuluar të gjithë botën dhe shmangur variantet e reja? Çfarë mund të thuhet për impenjimin e prodhimit të më shumë pilulave antivirale? Për dekada me radhe administratat, si demokratike, ashtu edhe republikane, kanë besuar se tregu mund të menaxhojë ofertën. Ky vizion i botës tashmë është tejkaluar, por ka mbiejtuar aq gjatë sa që Uashingtoni ka humbur energjinë dhe besimin e nevojshëm në menaxhimin e ofertës, të paktën kur bëhet fjalë për gjëra që nuk janë shpenzimet ushtarake. Mund të jetë që nuk duhet përgatitur për një skenar të ngjashëm, por është me këtë që duhet të përballemi.

(Ezra Klein është një gazetar amerikan. Është editorialist i New York Times, ku edhe ka dalë ky artikull, dhe menaxhues i podkastit The Ezra Klein Show)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply